SPAK shpall 2 vepra penale për Ron Yeffet, shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Një ditë pas kontrolleve në banesën e biznesmenit amerikano-izraelit Ron Yeffet, Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për momentin për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. Hetimi u nis kryesisht pas disa audio-përgjimeve të publikuara nga ish- zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, në qendër të të cilave ishte biznesmeni Yeffet, i cili bisedon me dy shtetas të huaj të identifikuar si Igor dhe Sergei. Ahmetaj deklaroi se bisedat lidhen me një skemë të dyshuar për trafik armësh dhe municionesh përmes Shqipërisë. Burimet konfirmuan se po hetojnë rreth dyshimeve të ngritura se kompanitë e Yeffet janë favorizuar nga zyrtarët shtetërore për lidhjen e kontratave.
Në qendër të hetimit janë kompanitë Timak Defence dhe ADVANCED ARMS TECHNOLOGY.TIMAK Defence zotërohet nga TIMAK ne masën 80 për qind dhe KAYO 20 për qind. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak, ndërsa 51 për qind e zotëron Arjeta Puca.
ADVANCED ARMS TECHNOLOGY, zotërohet nga UNO 18 me 80 për qind të aksioneve, ndërsa shteti është aksioner me 20 për qind përmes KAYOS. Kompania UNO 18 ka dy aksionerëve; Ron Yeffet dhe Arejta Puca që zotërojnë nga 50 për qind të aksioneve secili.
“KAYO” dhe në zyrën e tij të punës kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, për kontrollin personal, ç’ka nënkupton marrjen e telefonit celular. Njëherazi hetuesit kanë sekuestruar dokumente dhe kanë marrë celularin e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.