E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, shoqërohet një efektiv policie

SPAK po zhvillon një tjetër operacion kundër Call Center-ave në Tiranë. Operacioni mësohet se po zhvillohet në zonën afër Sami Frashërit.

Sipas informacioneve aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet franceze.

Gjatë aksionit është shoqëruar të paktën një punonjës policie, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.

Operacioni i SPAK vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit goditi një tjetër rrjet mashtrimi përmes Call Centerave, që u zhvatën evropianëve 50 mln euro.

10 persona ranë në pranga, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Vetë SPAK, në muajin janar, çoi në pranga 8 anëtarë të një grupi kriminal të mashtrimit me Call Center, të cilët aktivitetin e ushtronin në dy kulla luksoze në Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›