SPAK ushtron kontroll në zyrat e Arbër Veliajt, sekuestrohen kontrata dhe dokumente

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar një operacion në ambientet e zyrave të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë veprimeve hetimore mësohet se janë sekuestruar disa kontrata, fatura shërbimesh dhe dokumente të ndryshme, të cilat do të analizohen në kuadër të hetimit.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çështja ndaj familjes Veliaj është ndarë në disa fraksione dhe kontrollet e fundit janë kryer në kuadër të një prej këtyre segmenteve hetimore.
Ndërkohë, paralelisht me zhvillimet hetimore, në Gjykatë është mbajtur edhe një seancë për çështjen e Arbër Veliajt, e cila nuk ka vijuar në themel. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka vendosur shtyrjen e seancës për një datë tjetër, për shkaqe procedurale.
Hetimet e SPAK vijojnë, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga palët e përfshira në procedurë.