E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPANJË – Përmbytjet shkatërruan qindra mijëra tonë produkte bujqësore

MADRID, 18 nëntor /ATSH-AA/ – Fatkeqësia e përmbytjeve që goditi zonat lindore dhe jugore të Spanjës, veçanërisht Valencian, më 29 tetor shkatërroi 650 mijë tonë produkte bujqësore.

Shoqata e Institucioneve të Sigurimeve Bujqësore të Spanjës (Agroseguro) njoftoi se përmbytjet dhe stuhitë e shkaktuara nga shirat e dendur shkaktuan dëme historike në sektorin e bujqësisë.

“Agroseguro” njoftoi se nga përmbytjet janë dëmtuar 25 500 hektarë tokë bujqësore të kultivuar, janë shkatërruar 650 mijë tonë ushqime dhe janë ndikuar mbi 10 mijë fermerë.

Në deklaratë bëhet e ditur se dëmi i fermerëve të siguruar vlerësohet në 250 milionë euro.

Më tej thuhet se janë dëmtuar 170 mijë hektarë tokë bujqësore, përfshirë humbjet e fermerëve të pasiguruar ndërsa humbja totale ka kaluar 1 miliard euro.

Të paktën 227 persona humbën jetën nga përmbytjet në Spanjë më 29 tetor, prej të cilëve 219 vetëm në Valencia./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›