SPECIALE/ 50 fakte për jetën e heroit të demokracisë, Azem Hajdari
BOTOHEN FOTO TË RRALLA/ Nga atentatet që i janë bërë e deri tek vrasja e mistershme
Azem Hajdari është një nga figurat më të spikatura të politikës së viteve 1990 deri në 1998. Ai ishte një ndër aktivistët kryesorë të Lëvizjes Studentore në 90. Hajdari lindi më 11 mars të viti 1963. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. Azem Hajdari ishte një nga ndihmësit e Sali Berishës, ish-presidentit të Shqipërisë. Në vitin 1993 Azem Hajdari diplomohet në degën e Filozofisë në universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 ai merr diplomën e dytë atë të jurisprudencës në po të njëjtin universitet. Nga viti 1993-1994 studioi gjuhën angleze dhe filozofi në Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Në vitin 1996 ka studiuar për politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë në Garmish, Gjermani. Aktivitet i tij politik nuk ka qëndruar asnjëherë në heshtje. Azem Hajdari nga dhjetori i vitit 1990 deri në shkurt të 1991 ka qenë lider i lëvizjes studentore kundër komunizmit. Po në këtë periudhë ai ka qenë kryetar i komisionit të Partisë Demokratike. Jeta e tij parlamentare ka qenë tepër aktive. Kështu, për katër vite me radhë pas rënies së komunizmit Hajdari ishte kryetar i komisionit parlamentar për rendin dhe SHIK-un. Në janar të 1997 u zgjodh kryetar i komisionit parlamentar të mbrojtjes. Por përveç jetës politik në vitin 1995 Azem Hajdari ka qenë edhe president i klubit sportiv Vallzania. Madje edhe president i Federatës së Arteve Marciale.
1. Azem Hajdari Azem Hajdari (11 mars 1963 – 12 shtator 1998), ishte një politikan shqiptar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
2. Azem Hajdari lindi në Tropojë më 11 mars 1963. Shkollën e mesme e kreu në vendlindje.
3. Në vitin 1993 përfundoi studimet në degën e Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 diplomohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.
4. Studenti Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik.
5. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.
6. Në vitin 1993 Azem Hajdari diplomohet në degën e Filozofisë në universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 ai merr diplomën e dytë atë të jurispudencës në po të njëjtin universitet.
7. Nga viti 1993-1994 studioi gjuhën angleze dhe filozofi në Shtetet e Bshkuara të Amerikë. Në vitin 1996 ka studiar për politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë në Garmish, Gjermani. Aktivitet i tij poltik nuk ka qëndruar asnjëherë në heshtje.
8. Nga shkurti i vitit 1991 deri në shtator të vitit 1993 deputet dhe kryetari Partisë Demokratike, anëtar komitetit drejtues.
9. Ndërsa jeta e tij parlamentare ka qenë aktive. Kështu, për katër vite me radhë pas rënies së komunizmit Hajdari ishte kryetar I komisinit parlamentar për rendin dhe SHIK-un.
10. Në nëntor tëviti 1996 ka qenë president I unionit tregëtar të pa varuar. Në janar të 1997 u zgjodh kryetar I komisionit parlamentar të mbrojtjes.
6. Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate përpara se të vritej në shtatorin e vitit 1998.
7. Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azem Hajdari tentohet të vritet me bombë, por atentati dështoi.
8. Dy muaj më vonë, atij iu zu pritë në Qafën e Buallit në Sarandë, ndërsa në 18 shtator 1997 mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë.
9. Më 14 shkurt 1998, iu organizua një pritë në Milot, ku makina e tij e blinduar u qëllua me breshëri. Së bashku me Azemin në makinë ishte edhe djali i tij 14-vjeçar në atë kohë, Kiri.
10. Atentati i fundit përpara se të vritej, Azemit iu bë më 3 qershor 1998 në Tropojë, ndërkohë që mbeti i plagosur ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Bardhyl Pollo.
11. Më 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike nga drejtues të Komisariatit të Policisë të Tropojës. Vrasja e tij mbetet e ende e mistershme.
12. Tre makina të pozicionuara në vende të ndryshme rreth selisë së Partisë Demokratike, kanë qenë gati për çdo të papritur të rastit. Pas dhënies së sinjalit nga Fatmir Haklaj, Izet Haxhia ka hyrë në selinë e PD dhe ka takuar Azem Hajdarin, duke e ftuar që të takonte një grup tropojanësh, që po e priste jashtë selisë.
13. Deputeti, Hajdari në mirëbësim, ka dalë nga zyra e tij dhe iu ka drejtuar makinës. Pas tij kan ëdalë Besim Çera e Zenel Neza.
14. Ka qenë kohë e errët, për më tepër ka ndihmuar errësirën edhe koha e vrenjtur e me shi. Azem Hajdari është afruar makinës nga kanë dalë fillimisht Fatmir Haklaj dhe më pas Jaho Mulosmani e Naim Çangu.
15. Hajdari dhe ekzekutorët e tij kanë shkëmbyer disa batuta. Menjëherë pas kësaj Fatmir Haklaj ka nxjerrë automatikun e ka hapur zjarr në drejtim të Hajdarit dhe truprojave të tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Jaho Mulosmani.
16. Si pasojë e të shtënave ka vdekur disa orë më pas deputeti Azem Hajdari. Njëkohësisht ka vdekur truproja Besim Çera, ndërsa Zenel Neza është plagosur rëndë. Plumbat e Haklajt kanë qëlluar pa dashje edhe mikun e tij Naim Çangun, i cili u dërgua disa orë më pas në spital nga Jano Mulosmani, e që nuk arriti të jetojë.
17. Më pas Haklaj u ka bërë thirrje bashkëpunëtorëve të tjerë që të largohen nga pozicionet e të drejtohen sërish për në Tropojë. Grupi i vrasësve ka arritur në Tropojë në orët e para të mëngjesit.
18. Komunikata e para del nga Ministria e Rendit në të cilën thuhet se autorët janë larguar në rrugën nacionale nga veriu. Trupat dërgohen menjëherë në Spitalin Ushtarak i cili më pas rrethohet me policë.
19. Ndërkohë prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Tiranës Sokol Stojani dhe ekspertë të policisë së Tiranës mundohen të realizojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes por shiu i dënuar që binte dhe turma e njerëzve të irrituar e ka vështirësuar këtë.
20. Një nga ekspertët i ka mbledhur nën fshehtësi gëzhojat e dala nga arma. Janë sekuestruar një automatik kallashnikov, një pistoletë Zastava me silenciator, gjashtë gëzhoja kallashnikovi dhe tre zastave. Nga ekspertiza rezultoi se me këto armë nuk ishte bërë qitje.
21. Të nesërmen, me datë 13 shtator, Jaho Salihi duke folur nga zyra e tij sëbashku me shefin e rendit të Bajram Currit e me përfaqësuesit e Ministrisë së Rendit, mohon pjesëmarrjen në vrasje.
22. Lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.
23. Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si “Vrasja e Shekullit”.
24. Dosja Hajdari ka qenë një nga çështjet më të bujshme si dhe një dosje voluminoze. Vrasja e Azem Hajdarit, është cilësuar si vrasja e shekullit të 20. Një çështje që ka një vendim të