SPORT – Probleme me hapjen e parashutës, vdes Pierre Wolnik kampioni botëror i rënies të lirë

GJENEVË, 11 shkurt /ATSH/ – Pierre Wolnik, dy herë kampioni botëror francez i rënies së lirë, vdiq të shtunën e kaluar pasi u hodh nga një helikopter në Mont Blanc, shkruan il messaggero.it.
Parashuta e Wolnikut nuk u hap, duke rezultuar në një aksident fatal të pashmangshëm.
Francezi kishte zgjedhur masivin Mont Blanc në Haute-Savoie për të ndërmarrë sfidën e tij.
Pierre Wolnik ishte hedhur nga Mont Blanc me një kostum me krahë, por diçka shkoi keq në mënyrë dramatike për 37-vjeçarin dhe ai u rrëzua në fshatin Bossons.
Ekipet e shpëtimit nxituan në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtonin. Trupi i tij u gjet më vonë dhe u transportua me helikopter.
Një anëtar i ekipit francez, Pierre ishte planifikuar të garonte në Kampionatin Botëror 2026 këtë verë.
Vdekja e tij u njoftua në faqen e tij në Facebook nga Yves-Marie Guillaud, president i Federatës Franceze të Parashutizmit, i cili e përshkroi atë si “një të ri të talentuar me një buzëqeshje kaq miqësore” dhe “një parashutist të jashtëzakonshëm”. /os/