STOKHOLM – Suedia do të udhëheqë praninë e planifikuar të NATO-s në Finlandë

STOKHOLM, 16 shtator /ATSH-DPA/- NATO po punon për krijimin e një pranie ushtarake në Finlandën veriore, ku Suedia mund të marrë një rol udhëheqës.
“Kjo përfshin një model unik të pranisë së forcave shumëkombëshe të NATO-s, të njohura si forcat tokësore përpara (FLF), të ngjashme me ato në vendet e tjera të NATO-s në kufi me Rusinë”, thanë sot ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson dhe homologu i tij finlandez, Antti Hakkanen në një konferencë për shtyp në Stokholm.
Jonson tha se ishte i nderuar që pala finlandeze i kishte kërkuar Suedisë të vepronte si i ashtuquajturi kombi kornizë për krijimin e një pranie ushtarake. Ai shtoi se prania do të forconte sigurinë e të gjithë aleancës së mbrojtjes.
Sipas Hakkanen, projekti për praninë ushtarake ishte miratuar tashmë nga NATO gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes në qershor.
Në lidhje me këtë ende nuk është marrë një vendim zyrtar nga qeveria suedeze. “Megjithatë, Suedia është “pozitive” në lidhje me projektin”, tha kryeministri Ulf Kristersson në një konferencë për shtyp me kryeministrin finlandez Petteri Orpo. //a.i/