E Hënë, 2 Nëntor 2026

STOKHOLM – Suedia forcon mbrojtjen kundër dronëve për shkak të kërcënimeve të fundit

STOKHOLM , 10 tetor /ATSH/ – Suedia po përgatitet për kërcënime ajrore për shkak të një vale sulmesh “hibride” nëpër Evropës, sipas “Reutes”.

Qeveria po ndan 3,5 miliardë korona suedeze për sisteme kundër dronëve, njoftoi sot  ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson.

“Investimi përfshin blerjen e armëve për të rrëzuar dronët, goditjen e UAV-ve në bazat ajrore dhe sensorë për të krijuar ndërhyrje.Kjo do të forcojë ndjeshëm kapacitetet tona mbrojtëse”, theksoi Jonson.

Përveç kësaj, Suedia planifikon të blejë pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për avionët luftarakë për të rritur gatishmërinë e Forcës Ajrore.

Ministri gjithashtu vuri në dukje se incidentet e fundit me dronë spiunë kanë treguar rolin gjithnjë e më të madh të kërcënimeve ajrore në luftërat moderne.

“Duhet të mbrojmë veten nga kjo”, shtoi ai.

Kohët e fundit, disa vende evropiane kanë regjistruar fluturime dronësh të paidentifikuar mbi vende strategjike dhe ushtarake, duke ngritur shqetësime brenda NATO-s.

Në Danimarkë, Norvegji, Francë, Gjermani dhe Suedi, dronë janë vërejtur pranë aeroportëve, bazave ushtarake dhe infrastrukturës kritike. Para disa ditësh, disa dronë u zbuluan mbi Oslo, duke rrotulluar në periferi lindore dhe duke detyruar aeroportin Gardermoen të ndalojë përkohësisht operacionet.

Në Gjermani, në qytetin Geilenkirchen, një dron i paidentifikuar u regjistrua duke fluturuar mbi bazën ajrore ku janë stacionuar avionët e vëzhgimit të NATO-s. Incidentë të ngjashëm janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit.

Analistët në Institute for the Study of War (ISW) lidhin disa nga këto incidente drejtpërdrejt me fushatën hibride të Rusisë. Sipas vlerësimit të tyre, Kremlini po teston përgjigjet e mbrojtjes ajrore të NATO-s dhe po mat vendosmërinë politike të vendeve të BE-së.  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›