STUDIM/Kompjuteri,burim mosmarrëveshjesh në familje
Sipas një studimi të bërë në SHBA,pas problemeve me paratë dhe punën,kompjuteri ndodhet në vendin e tretë në listën e gjatë të arsyeve të konflikteve në çift.
Dr.John Gray,ekpret në mardhëniet njerëzore ka deklaruar se futja e teknologjive të reja përbën një burim mosmarrëveshjesh në familje. Ai thotë se aktualisht jetojmë në një botë ku njerëzit kalojn më shumë kohë përpar a kompjuterit se sa me bashkëshortin e tyre.
Sipas sondazheve,21% e të ankëtuarëve thanë se kompjuteri është një burim i vertetë i stresit madje më shumë se bashkëshorti i tyre. 41% e çifteve amerikanë të cilët kanë një kompjutër janë viktima të konflikteve të brendëshme,për shkak të kohës së kaluar para kompjuterit. 27% e të intervistarëve thanë se partneri i tyre shpenzon më shumë kohë para kompjuterit të tij,shkruan Civitas.
Ajo që është më e habitëshme,që të rinjtë të cilët janë përgjigjur këtij sondazhi kanë një zotërim të përsosur të kompjuterit. Por kur vjen puna për të folur për dashurinë,ata ngurojnë pak. Ata,gjithashtu vunë në dukje se gjatë gjashtë muajve të fundit,kompjuteri i ka shkaktuar atyre stress më shumë se bashkëshorti i tyre. P.K