SV Ried, e ardhme turke per Hamdi Salihin

Sulmuesi i kombetares shqiptare dhe SV Riedit ne Austri, Hamdi Salihi mund t’i jape fund shume shpejt aventures ne vendin alpin.
Lojtari me origjine nga Shkodra kerkohet nga skuadra turke e Bursasporit. Lajmi eshte publikuar ne gazeten turke, “Hurriet”, sipas se ciles, shume e transferimit mendohet te jete rreth 300 mije euro.
Largimin nga SV Ried, Salihi i njoftoi vete pak dite me pare, pa dhene emra skuadrash. Aktualisht, ne Turqi luajne tre shqiptare. Ata jane shkodranet, Admir Teli, Gilman Lika dhe Xhevair Sukaj, te cilet aktivizohen ne radhet e Haccetepe.
Hamdi Salihi eshte pjese e kombetares kuqezi qe prej disa kohesh, ndersa Lika dhe Sukaj e bene debutimin e tyre me kete fanele ne miqesoren kunder Azerbajxhanit te mbyllur ne barazim 1-1.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code