Rexhepi: Vendosja e ligjit, prioritet paresor

Keshtu ka deklaruar kreu i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi pas nje takimi me shefin e EULEX-it, Iv de Kermabon.
Rexhepi tha se ligji nuk mund te behet ne menyre selektive, por duhet te vleje per te gjithe pavaresisht komunitetit.
“Eshte e nevojshme qe policia e EULEX-it, persa i perket sigurise, te patrulloje bashkarisht me pjesetaret e policise se Kosoves, sidomos ne disa zona te ndjeshme te veriut ku ende nuk eshte fituar besimi i plote i popullates lokale”, ka pohuar Rexhepi.
Nga ana tjeter, shefi i EULEX-it, Iv de Kermanbon ka theksuar se shtrirja e EULEX-it ashtu siç eshte parashikuar eshte nje hap perpara.
“Ne jemi te vendosur qe se bashku me qeverine e Kosoves te vendosim sundimin e ligjit permes policeve dhe gjykatesve profesioniste qe kemi ne dispozicion”, ka thene Kermabon.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code