E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sa do të vonojë zarfi me fletën e votimit, detajet konkrete për diasporën

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ftuar në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini, ka dhënë detaje konkrete se si do procedohet me votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

Celiashi u shpreh se çdo person i regjistruar për të marr pjesë në procesin e votimit në 11 maji, do të ketë në dispozicion të tij 5 deri 6 ditë, apo dhe më shumë. Asnjë përfaqësues i diasporës nuk do të ketë më pak se 5 ditë për të menduar zgjedhjen tij.

 “Asnjë përfaqësues i diasporës nuk do të ketë më pak se 5 ditë për të menduar zgjedhjen tij. Për shkak të mënyrës se si operon shërbimi postar, dikujt mund ti shkoi më shpejt dhe dikujt më vonë por kaq kohë ata do e kenë në dispozicion për të menduar votën”.

Sipas tij, me shpalljen e listës përfundimtare dhe gjatë gjithë procesi, KQZ-ja ka bërë të gjitha verifikimet që lidheshin si me identitetin e atyre që kanë aplikuar për tu regjistruar si dhe adresat përkatëse.

 “Që prej datës 4 mars me mbylljen e procesit të regjistrimit , KQZ-ja është duke zhvilluar procesin përgatitor që ka të bëjë më këtë proces. Nga nesër në vijim ne fillojmë procedurat për përzgjedhjen e operatorit postar që do angazhohen në dërgimin e fletëve të votimit. Dhe ky proces mendojmë që të filloj rreth datave 7-8 prill. Dhe më pas do të presim fletët e votimit.

Më tej Celiashi theksoi se çdo person i regjistruar për të marr pjesë në procesin e votimit në 11 maji, do të ketë në dispozicion të tij 5 deri 6 ditë, apo dhe më shumë.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit sonila Agostini nëse KQZ-ja ka bërë një verifikim të dytë të adresarit të shqiptarëve të regjistruar për zgjedhjet e 11 majit, Celibashi u shpreh se “ numri i lartë i të regjistruarve në platformën PER , konfirmon interesin e kësaj kategorive të votueseve shqiptar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›