E Hënë, 2 Nëntor 2026

Si do të vërtetohet ora kur mbërrin zarfi nga diaspora? Celibashi sqaron

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë të tjera detaje në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini.

Duke shpjeguar etapat e procesit, Celibashi nënvizoi se, “Zarfi që mbërrin nga jashtë shtetit do të marri vulën e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Kjo vulë përmban datën dhe orën e mbërritjes së zarfit”-theksoi ai

“Operatori postar që pret letrën, ka një protokoll ndërkombëtar të administrimit të dërgesave postare ndërkombëtare. Nga momenti i parë kur ata e marrin në dorëzim zarfin do të vendosin datën dhe orën sepse jo të gjitha do të vijnë në 11 maji orën 19:00. Një pjesë e madhe e tyre do të mbërrijnë para 11 majit. Dorëzohen nga operatori i shërbimit postar në KQZ. Mbahet procesverbali me numrin e zarfeve që mbërrijnë, nga cili shtet vijnë, në cilën orën dhe datë e sollën. Më pas zarfi i postës administrohet nga KQZ-ja”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›