Sa i madh eshte rreziku nga terrorizmi ne Gjermani

Qeveria gjermane thote se nuk ka asnje arsye per alarm dhe masa shtese te sigurise ne Gjermani
Te gjithe jane te pajtimit se Gjermania eshte ne shenjester te rrjeteve terroriste aktive nderkombetare. Por pikepamjet ndryshojne shume kur flitet per shkallen e rrezikut nga sulmet e tilla. Gjate viteve te kaluara autoritetet gjermane te sigurise ia kane dale mbane qe ne bashkepunim me partneret nderkombetare te zbulojne disa here me kohe planet per sulme. Tani kanali televiziv amerikan Fox News beri buje me lajmin per plane konkrete te sulmeve terroriste ne Gjermani. Qeveria gjermane nga ana tjeter po provon te qetesoje opinionin.
Rreziku nga terrorizmi ne Gjermani sa i larte eshte ky rrezik ne te vertete Ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maiziegravere perpiqet te qetesoje opinionin.
Por njoftimet e fundit nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes bejne te supozohet e kunderta. Sipas informatave te kanalit televiziv Fox News terroristet kane planifikuar nder te tjera atentate kunder stacionit kryesor hekurudhor ne Berlin Kulles Televizive dhe hotelit Adlon ne Porten e Brandenburgut. Si burim i informacionit permendet nje gjermano-pakistanez i ndaluar nga amerikanet ne Afganistan.
Ministri i Brendshem Thomas de Maiziegravere tha gjate nje konference te shkurter per shtyp 4.10. se nga pranvera e vitit 2009 ka pasur rregullisht informacione se organizata terroriste e Al-Kaedes ne aspektin afatgjate kohor planifikon sulme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Evrope dhe po ashtu edhe ne Gjermani
Keto informacione vijne nga sherbimet e fshehta dhe analizohen e vleresohen nga autoritetet federale te sigurise dhe landeve me intensitetin e nevojshem me ndjeshmerine e duhur dhe me njohurite e mbledhura per personat e rrezikshem ne Gjermani.
Te henen paradite 4.10. De Maiziegravere ka vizituar Qendren per Mbrojtje nga Terrorizmi ne Berlin ku me kryetaret e sherbimeve te fshehta ka biseduar per gjendjen e shkalles se rrezikshmerise. Pra gjermanet ka jave qe shkembejne rregullisht informata me partneret nderkombetare. Kjo vlen edhe per ate personalisht. Ai ka telefonuar me ministren amerikane per Mbrojtjen e Atdheut Janet Napolitano. Pala gjermane po shfrytezon te gjitha burimet e mundshme te informatave. Megjithate nuk ka shenja konkrete per sulme te aferta ne Gjermani - tha politikani kristiandemokrat De Maiziegravere
Megjithate ekziston nje rrezikim i larte abstrakt sipas te cilit interesat gjermane si brenda ashtu dhe jashte vendit jane ne shenjester te terrorizmit nderkombetar.
Informacionet per nje kercenim terrorist jane vetem nje kriter. Ministri i Brendshem De Maiziegravere e beri te qarte se qeveria gjermane aktualisht nuk sheh arsye per ndermarrjen e veprimeve shtese. Ne rast se do te ndermerren masa shtese atehere ai do te informoje opinionin. Por sipas tij aktualisht nje gje e tille nuk eshte e nevojshme.