Vizat Lunacek KE te shqyrtoje Kosoven

Raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek ka deklaruar se Komisioni Evropian duhet te shqyrtoje opsionin e heqjes se vizave per qytetaret e Kosoves.
Kjo ceshtje duhet te diskutohet pa humbur kohe. Me 8 korrik i gjithe Parlamenti Evropian beri te qarte se Komisioni duhet te percaktoje udherrefyesin edhe per Kosoven ka pohuar Lunacek.
Eurodeputetja ka theksuar se eshte ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet kosovare dhe se ka marre garanci nga keto te fundit per punen qe po behet ne kete drejtim.
Autoritetet kosovare po hartojne nje regjister te gjendjes civile ne menyre qe te verifikohet identiteti i nje personi. Gjithashtu ato po perpiqen te pergatisin kushtet teknike per prodhimin e pasaportave biometrike ka shtuar Lunacek.