E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa kushton mbështetja ndaj Kim?

Kanye West tashmë po ndjenë efektet financiare të të qenurit  prind, ndonëse fëmija i tij ende nuk është lindur .

Babai i ardhshëm ka shpenzuar rreth 100.000 $ total për të paktën tre udhëtime nëpërmjet avionit privat nga Parisi për në Los Angeles,  për t’i qëndruar pranë nënës së  fëmijës së tij, Kim Kardashian.

Pavarësisht se udhëton shumë jashtë vendit për të marrë pjesë në ngjarjet të ndryshme dhe për të regjistruar albumin e tij të ri, reperi i lindur në Chicago  është duke u munduar shumë për t'u përfshirë në jetën e fëmijës së tij të palindur akoma.

Ai thuhet se ndjek terminet e mjekut të  Kardashian  shpesh dhe madje diskuton datat e kontrolleve  me mjekët për të qenë i  sigurt që ai mund të jetë pranë Kardashian. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›