E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa më shumë gurë e heshtje, aq më i lartë piedestali

Nga Minella Aleksi

Pak javë më parë shqiptarët u njohën me librin e ri të shkrimtarit Ismail Kadare Mbi krimin në Ballkan. Ky libër erdhi në momente shumë kritike të shqiptarëve në të dy shtetet e tyre. Pa dyshim që përbën eveniment sepse problemet e shqiptarëve sillen në tavolinën e politikës, të kulturës dhe të historisë nëpërmjet analizës me argumente që trondisin.

Libri Mbi krimin në Ballkan erdhi në kohën kur po tentohet dhe po hidhet velloja e fajit mbi popullin e Kosovës, viktimën e keqtrajtuar nga makina shtetërore serbe.

Nuk mund të kalojë jashtë vëmendjes një heshtje e çuditshme e qarqeve kulturore akademike shqiptare ndaj botimeve të shkrimtarit Kadare, sidomos ndaj librit Mosmarrëveshja dhe Mbi krimin në Ballkan.

Kadare na i dha këta libra njëri pas tjetrit, në një kohë kur fushata antishqiptare e serbëve, ajo teorike, praktike, institucionale (OKB, KE,) është në kulmin e saj. Përballë gjithë kësaj vale përmbytëse Kadare qëndron si një digë mbrojtëse e paepur. Me qëndrimin e tij konsekuent, koherent, të vazhdueshëm e të vazhdueshëm, pa u lodhur, me durim e me këmbëngulje prej 20 vjetësh ka mbrojtur në nivelet më të larta çështjen kosovare.

Me këto qëndrime të Kadaresë të shprehura në këta dy libra ka një paradoks. Jehona në popull ka qenë e madhe, ndërsa në shtyp e media – Jo.

Nga ana tjetër 2-3 javë mbas daljes së librit Mbi krimin në Ballkan në shtypin e Tiranës gjalluan disa shkrime në të cilat shkrimtari anatemohet që me punën e tij intelektualo-kriminale ka degjeneruar shoqërinë shqiptare (F. Dauti-autor).

Kadarenë e kanë quajtur komunist kur ua ka dashur puna që t’i veshin bëma të komunizmit. E kanë quajtur dekadent e shkrimtar borgjez kur ua donte puna që ta shtynin në humnerë.

Disa letrarë shkodranë e kanë quajtur mohues të shkrimtarëve katolikë veriorë kur ua ka dashur puna që t’ia kundërvënë emrave të njohur të Fishtës, Koliqit, etj.

Kanë thënë para pak kohësh se në Shqipëri janë dy despotë, kryeministri aktual Sali Berisha dhe Ismail Kadare.

Nga të njëjtat burime vite më parë kemi lexuar dhe dëgjuar se Shqipëria kishte dy despotë më të hershëm, dhe ata ishin Enver Hoxha e Ismail Kadare.

Para një jave në një shkrim me autor I.SH mësuam se Shqipëria paska edhe një dyshe tjetër despotësh, kësaj here Gjergj Fishta dhe Ismail Kadare.

Pa dyshim në të ardhmen do kemi një tjetër dyshe despotësh shqiptarë ku njëri dihet që është Kadare, ndërkohë që duhet të presim se kush do të jetë tjetri.

Nuk nguruan ta quanin kritikues me dorashka kur në artikullin për vrasjet e 21 janarit shkrimtari bëri thirrje për respektim të plotë të institucioneve, kundër devizës famëkeqe të Kaligulës Le të më urrejnë, veç të më kenë frikën. Mos vallë edhe kjo është e dykuptimtë?

Kadaresë ia quajtën taktikisht të gabuar letrën drejtuar Bashës. Sipas këtyre frenonte zhvillimin e numërimit të votës së qytetarëve. Kur letra doli në shtyp të gjithë shqiptarët me ankth prisnin një përgjigje që do i shërbente uljes së tensioneve midis dy grupimeve kundërshtare të ndara qartë në popull nga politika me shpresën e rikthimit në rrugën e nisur drejt BE-së. Për fat të keq ja ku jemi sot me dyert e mbyllura nga BE para syve tanë, për fatkeqësinë tonë, për shkak të uzurpimit të shtetit prej pushtetit.

Shqiptarët sot vetëgënjehen me naivitet e mendjelehtësi të pashoqe kur ndjekin në TV “komedinë” më përçmuese për dinjitetin njerëzor të titulluar: Rinumërimi përdhosës i votës së shqiptarëve.

Kadarenë e kanë kritikuar për mbrojtjen e palodhur që i bën figurës së Skënderbeut. Ia kanë interpretuar për mungesë realizmi historik mbasi që, sipas atyre është i ndikuar nga nacionalizmi komunist!!

Çuditërisht këta që e kritikojnë për këtë gjë megjithëse të ravijëzuar qartë për negativizmin e tyre në faqet e librit Mosmarrëveshja kanë heshtur për idetë e shpalosura nga Kadare në atë libër.

Këta analistë dhe polemistë që shprehen për gjithçka, heshtin kur është fjala për Mosmarrëveshjen.

Heshtin ngaqë arrijnë të kuptojnë sesa mbrapsht i kanë hipur kalit të diskutimeve (pak e besueshme) apo sepse heshtja, mungesa e kundërvënies në këto raste është taktika më frytdhënëse për fshehjen e qëllimeve të tyre të errëta?.

Kulmi ishte një shkrim i një gazetari, i cili një ditë mbas daljes së librit Mosmarrëveshja i konsideroi qëndrim racist argumentet e parashtruara prej shkrimtarit në libër. Nuk mund të harrohet se një cilësim i tillë racist i kish ardhur vite më parë shkrimtarit Kadare nga një shkrimtar serb i quajtur Drashkoviç.

Ndërkohë që një diplomat shqiptar me entuziazëm e konsideroi librin Mosmarrëveshja si platformën e punës për ministrinë e Jashtme shqiptare në aktivitetin e saj për rajonin e Ballkanit.

Në librin Mbi krimin në Ballkan janë disa letra- korrespondencë e Kadaresë me personalitete botërore. Nga letrat mëson se kemi të bëjmë me të njëjtat qëndrime të pandryshueshme të Kadaresë për problemin kosovar. Duke vënë në peshoren e historisë nderin e tij si shkrimtar i njohur, 5 muaj përpara fillimit të bombardimeve në ish Jugosllavi, ai i propozon Presidentit Shirak ndëshkimin me armë të makinës shtetërore serbe. Në përgjigjen e tij Presidenti Shirak i zbulon planin e veprimit imediat dhe afatgjatë, hap pas hapi, deri edhe përdorimin e forcave të NATO-s në rast nevoje në ndihmë të zgjidhjes së çështjes kosovare.

Kadare denoncon edhe një herë me forcë para Perëndimit qëllimet ogurzeza të Doktrinës Çubrilloviç, e cila i ka keqtrajtuar dhe shfarosur kosovarët në atë shkallë sa të kujtojnë hebrenjtë e fundit të kohëve moderne.

Heshtja vazhdoi edhe mbas intervistës së fundit të Kadaresë ku me forcë theksoi se Serbia e ka detyrim që ta njohë Kosovën. Serbia nuk duhet të bëj rolin e gjelit në raport me Kosovën, thekson Kadare.

Makina shtetërore serbe me sjelljet e fundit ka treguar se s’ka ndryshuar gjë në qëllimet dhe planet e saj. Janë po ata me qëndrimet dhe planet e vjetra antishqiptare, por që sot shfaqen me kozmetikën e sloganeve demokratike. Nuk mund të shpëlahet Serbia e të tentojë drejt Europës duke bërë pazare të llojit Mlladiç. Platformat demokratike të fqinjësisë së mirë ndërtohen me institucione që respektojnë integritetin e popullit fqinj. Refuzimi i presidenti serb Tadiç për pjesëmarrje në takimin me Presidentin Obama e kishte shkakun te mosdurimi, te qëndrimi refraktar i serbëve kur është fjala për të respektuar të drejtat e kosovarëve.

Përpara këtij realiteti natyrshëm bëhet pyetja: Përse ndodh një gjë e tillë, përse kaq heshtës ndaj problemeve të tilla të trajtuara në këta libra?

Mendoj se mund t’i afrohemi përgjigjes duke e parë fenomenin Kadare në dy plane. Në planin e shkrimtarit që jep letërsi prej gjeniu dhe në planin shoqëror si mendimtar i çështjes kombëtare.

Si shkrimtar përveç romaneve që janë tashmë pjesë e kulturës botërore dallon edhe për një diçka tjetër të veçantë krijimtari të bollshme, shumë të zgjatur në vite e cila vazhdon të tërheqë vëmendjen e veçantë të kritikës spanjisht folëse e anglisht folëse.

Natyra i ka dhënë shëndet e energji për të vazhduar edhe në këtë moshë të tretë në këtë rrugë suksesi. Kadare ka arritur dhe vazhdon të mbajë të njëjtën shkallë suksesi edhe sot duke bërë që të eklipsohen të tjerët në distancë mbrapa atij. Eshtë e qartë se për ata Kadare përbën një torturë shpirtërore ngaqë, duke qenë shumë prodhimtar instiktivisht nuk lë pjesë lavdie për të tjerët. Nuk është faji i Mjeshtrit që natyra e krijoi me talentin e gjeniut. Por edhe shkrimtarët e tjerë kanë pasur mjaft kohë për të kuptuar se raca e gjenive të letrave është shumë, shumë e rrallë. Aq e rrallë sa numërohen me

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›