E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa shpenzon familja Berlusconi?

Familja Berlusconi bën shpenzime të çmendura! Lajmin e bën të ditur gazeta ‘Libero’, që drejton gishtin drejt shpenzimeve marramendëse të fëmijëve të Silvio Berlusconit.

Eleonora, Barbara dhe Luigji kanë nevojë për 5 milionë dollarë secili, për shpenzime të zakonshme çdo vit. Falë kësaj zgjedhjeje, kapitali neto i Berlusconëve po ngushtohet, pavarësisht se ata ruajnë pllaka floriri në shtëpi.

“Fëmijët Berlusconi kanë shpenzuar deri tani 231.8 milionë euro në krahasim me 259.7 të një viti më parë”, shkruan gazeta.

Fitimet e Berlusconit nga reklamat në Mediaset janë ulur për 8.1 për qind krahasuar me një vit më parë. Edhe pse të ardhurat po reduktohen, llogaritë bankare të familjes Berlusconi numërojnë miliarda euro, prandaj edhe të tre fëmijët e tij nuk shqetësohen!

Edhe po të largohen nga kompania e babait të tyre, ata kanë të siguruara në xhepin e tyre nga 71 milionë dollarë secili, pa llogaritur që babai i tyre u shpall në vitin 2011 njeriu më i pasur në Itali, me një pasuri prej 48.180.792 euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›