E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa shumë ka ndryshuar Shqipëria...20 vjet më parë s’kishte ujë e drita, sot ka ëireless në çdo cep të saj

28-08-2013 / Nga Ellen Goldestein, Drejtore e Bankës Botërore p

Siç po thosha unë kam ardhur në Shqipëri në fakt përpara 20 vjetësh, dhe kam qenë pjesë e zyrës së Bankës Botërore, e ekipit të parë për të vlerësuar ekonominë, pasi Shqipëria doli nga dekada të shumta të izolimit politik. Në atë kohë, kolegët e Bankës Botërore këtu në Tiranë, zgjoheshin në 2-3 të mëngjesit që të kishin mundësi të përdornin energjinë elektrike që vinte vetëm në atë orë, dhe unë mbaj mend fare mirë në fakt që dridhesha e tëra në Hotel “Tirana”, pasi nuk kishim ngrohje dhe kishte vetëm pak ushqim për të ngrënë, kështu që ishte vërtet një situatë tërësisht ndryshe, përpara dy javësh kur erdha për pushime, erdha nga Greqia me makinë në Shqipëri. Isha diku në rrugën mes Korçës dhe Pogradecit, për ata që nuk e njohin Shqipërinë është një zonë rurale. Ndalova që të pyesja tek një vend, për të pyetur pra për drejtimin që duhej të ndiqja. Kisha disa dyshime, nëse do të arrija të komunikoja, gjithsesi i thashë atij çunit që: “A ke gjë ndonjë hartë?”-ai u duk pak i çuditur dhe përpiqej të kuptonte se çfarë po thoja unë në anglisht, e po thoja: “nuk ka gjasa që ky do të më japë hartë”, por pritur sytë iu zmadhuan, më pa dhe më tha: “google map”, hartë pra nga google. Dhe unë i thashë po, dhe ai më çoi tek kafja ngjitur, dhe pa pritur me krahët e hapur më tha këtu ke ëireless, ëifi pafund edhe falas. Dhe unë mendova, ua sa e çuditshme, dhe sa e pazakontë, dhe sa shumë gjërat kanë ndryshuar në Shqipëri, dhe sa shumë është transformuar Shqipëria nga një vend me të ardhura të ulëta, në një vend tërësisht ndryshe. Statistikisht ne e shikojmë këtë, por është ndryshe që ka shikojmë edhe në terren, që PBB-ja nga 500 $ është rritur në 4000 $ dhe natyrisht që ne e shikonim këtë në vitet ’90. Po e dimë që, gjysma e popullsisë ka jetuar përpara 20 vitesh në varfëri të plotë, ndërkohë që kjo shifër është ndryshuar tashmë, dhe është shumë e rëndësishme që ne të mos harrojmë se çfarë transformimesh të mrekullueshme ka kaluar Shqipëria.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›