Berisha: Socialistët do zhysin vendin me shpejtësi në recesion

Doganat dhe tatimet mbajtën peshën kryesore të arritjeve të vendit
Kryeministri theksoi se sistemi doganor dhe tatimor i vendit, pavarësisht nga defektet dhe të metat që ka, ka merita shumë të mëdha në të gjithë arritjet e këtij vendi. Kreu i qeverisë solli në vëmendje se janë arkëtuar 9.2 miliardë dollarë më shumë falë një disipline fiskale të rreptë dhe duke luftuar informalitetin. Duke iu referuar programit të socialistëve, Berisha tha se qëllimi i tyre është të mbushin arkën e tyre. “Kemi mbledhur 9,2 miliard dollarë më shumë dhe kjo nuk arrihej kurrë pa luftuar informalitetin dhe pa një disiplinë fiskale. Këta që vijnë, këta nuk kanë në mendje gjë tjetër, veçse të zbrazin arkën e publikut dhe të mbushin arkën e tyre. Mjafton të lexosh deklaratat e tyre dhe të bindesh. Ku do t’i merrni paratë e pyetën atë që do të ishte ministër financash dhe ai tha do tua marrim hajdutëve. Kjo është identike një slogan i vitit 1945, i atyre që erdhën në pushtet nga malet. Pra në fund të fundit të gjithë faturën e paguajnë qytetarët e thjeshtë”- u shpreh Berisha. Ndërsa theksoi se ministrat e Ramës do kenë nga dy rroga dhe reston që mesa duket janë shumë të përgatitur si specialistë në fushën e korrupsionit. “Absolutisht dhe akti i dytë i dramës ishte akti më tragjik sepse aty luhet fati i shumicës së qytetarëve. Akti i dytë paralajmëronte se ky ekip do të zhysë vendin me shpejtësi në recension dhe ky është oguri më i zi që sjell kjo qeveri”- theksoi ai.
Gjithashtu, kryeministri Berisha i bëri thirrje administratës të vazhdojë me konsekuencë punën, në mënyrë që të ruhet stabiliteti makroekonomik. “Treguesit janë pozitivë, më pozitivë se sa vjet. Nihilizmi është forma më ekstreme e injorancës sepse të mohosh duke refuzuar për të lexuar të dhënat e bankave, të dhënat e agjencive ndërkombëtare, por ti citosh ato siç i citoi kryetari i ardhshëm i ekzekutivit, të cilat i lexoi si një piktor dështak. Absolutisht i lutem qytetarëve të lexojnë dokumente sepse kjo konferencë nxori në shesh të gjithë problematikën e madhe kërcënuese për çdo qytetar, të ekipit që vjen. Jam plotësisht dakord me diskutantin e djeshëm se këta 95% e kanë të sigurt dështimin”.