E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa te jetë Mourinho, Casillas rezervë

Iker Casillas do të jetë në bankën rezervë të Real Madridit. Kjo së paku do të ndodhë për aq kohë sa Jose Mourinho do të jetë trajner i Real Madridit.

Sipas mediave spanjolle, Mourinho është i mahnitur nga performanca e Diego Lopez dhe nuk e ka ndërmend që të rikthej Casillasin si titullar. Mourinho edhe ashtu dëshironte që Casillas të kishte një rival për vendin e titullarit duke e inkuadruar në disa ndeshje portierin e dytë, Adan.

Casillas nganjëherë është kritikuar për dobësinë e tij për t'i pritur topat e lartë, ndërsa Lopez që është gati dy metra i gjatë, është më efektiv kur vjen te krosimet.

Casillas kishte thyer dorën gjatë ndeshjes së Kupës së Spanjës kundër Valencias të zhvilluar në janar, kur bashkëlojtari i tij Alvaro Arbeloa e goditi në dorë në tentim për të larguar topin./Indeksonline
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›