E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni me mungesa të mëdha ndaj Arsenalit

Arsenali i ka shtuar shpresat për një rikthim të mundshëm në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kthyese ndaj Bayern Munchen. Skuadra bavareze do të jetë në këtë takim pa dy yjet e skuadrës Ribery e Schweinsteiger.

Ylli francez është lënduar në ndeshjen e fundit ndaj Duseldorf ndërsa Schewinsteiger do të mungoj për shkak të kartonëve. Në mbrojtje, Heynckes nuk mund të llogaris në Boateng.

Megjithatë problem serioz për Wenger është forma e jashtëzakonshme e Bayernit në javët e fundit ku gjermanët nuk dinë se çka është humbja./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›