E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saab drejt falimentimit

Prodhuesit ne veshtiresi te automobilave Saab kane paraqitur dokumentat e falimentimit ne nje gjykate ne Suedi. Kompania thote se gjithcka ndodhi pas njoftimit te grupit kinez se ata do te terhiqeshin nga investimet e metejshme ne kompani.

Zhejiang Youngman Lotus Automobiledeklaroi se vendimi per tu terhequr erdhi pas njoftimit te General Motors pronareve te meparshem te Saab se nuk do te lejonin qe asnje nga licensat e tyre tekonlogjike te transferoheshin tek kompania kineze.

Nje nepunes ne gjykaten e qytetit Vannersborg tha per agjensine e lajmeve AFP se kerkesa per falimentim eshte ende ne shqyrtim

Gjykata ka si qellim per te trajtuar kerkesen dhe te caktoje nje gjykates sa me shpejt thuhet ne nje deklarate te publikuar ne faqen online te gjykates.

Ne stanjacion qe prej muajit prill

Saab ishte ne prag te falimentimit qe kur u ble nga General Motors per 308 million euro ne fillim te vitit 2010.

Prodhimimi i automobileve ne fabriken e saj kryesore ne qytetin e Trollhattan ka ndaluar qe nga muaji prill pasi nuk kane paguar faturat e furnizuesve te tyre.

Nderkohe Saab ka nuk ka gjetur ende parate per te paguar rrogen e muajit Nentor per 3500 punetoret e saj.

Author Chuck Penfold/Amarildo Topi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›