Saakashvili: Kryengritja në bazën ushtarake, rast i izoluar
Presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili thotë se një kryengritje në një batalion ushtarak në afërsi të Tbilisit është një incident i izoluar që është vënë nën kontroll.
Zoti Saakashvili foli sot pasdite, disa orë pasi shkoi në bazën Mukhrovani për të negociuar përfundimin e asaj që autoritetet thanë se ishte një rebelim i oficerëve renegatë të mbështetur nga rusët. Lajmet nga Gjeorgjia bëjnë të ditura se një ish komandant i gardës kombëtare është arrestuar.
Ministria gjeorgjiane e Mbrojtjes tha se kryengritja synonte ndërprerjen e stëvistjeve ushtarake të Natos që fillojnë nesër në Gjeorgji. Megjithatë udhëheqësit e opozitës ngritën pikëpyetje mbi njoftimet për një grusht të mundshëm shteti. Opozita është në javën e katërt të protestave në Tbilisi duke i bërë trysni zotit Saakashvili të japë dorëheqjen.
Ministria e jashtme ruse i quajti akuzat për përfshirjen e Rusisë si një shenjë të imagjinatës të sëmurë të udhëheqjes gjeorgjiane.