Kartat, probleme në shumë komuna të vendit
Banorë të disa komunave në vend rrezikojnë të mbeten jashtë procesit të votimit për shkak të dështimit të nisjes së procesit të aplikimit për karta. Ky ngërc i procesit ka ardhur si rezulat i mungesës së pajisjeve dhe problemeve teknike.
SHKODER- Banorë të komunave në vend rrezikojnë të mbeten jashtë procesit të votimit për shkak të dështimit të nisjes së procesit të aplikimit për kartat e identitetit.
Mospajisja me letërnjoftimet elektronike e këtyre banorëve, të cilët janë të papajisur me pasaportë rrezikon seriozisht hedhjen e votës së tyre më 28 qershor.
Sipas informacioneve nga gazetarët e “News24” nëpër rrethe probleme paraqiten në Kukës, Pukë, Shkodër, Mat, Mallakaster, Sarandë.
Në rrethin e Kukësit, për 3000 banorë të komunës Pult ende nuk ka filluar aplikimi, ndërkohë që në 5 komunat Topojan, Arren, Zapod, Surroj nuk ka nisur ende procesi.
Në Mallakastër, në 2 komunat Greshicë e Allkaj procesi nuk dihet se kur do të nisë ndërkohë që janë mbi 380 banorë që presin të pajisjen me letërnjoftimet elektronike.
Në Ulëz të Matit nuk ka nisur procesi për 500 banorë si dhe në Shkodër, në komunën Pult. E njëjta situatë problematike paraqitet në Sarandë ku rrezikojnë pjesëmarrjen në votime 10 mijë banorë të Bashkisë Konispol si dhe në Delvinë, KomunaVergo dhe në Lezhë Komuna Ungrej.
Në Pukë paraqitet i njëjti problem për 6500 banorë të Iballës dhe Fierzës. Mësohet se ky ngërc i procesit ka ardhur si rezulat i mungesës së pajisjeve si dhe problemeve teknike. (e.n/News24/BalkanWeb)