Saba Delia: Marrëdhëniet mes dy vendeve, në kah pozitiv

Me rastin e 150-vjetorit të bashkimit të Italisë, një pritje u mbajt në rezidencën italiane. Ambasadori italian Saba Delia, e ka cilësuar 2 qershorin si një datë të shënuar, ndërsa zyrtarë të lartë të shtetit, një sërë personalitetesh nga bota akademike, sociale, kanë përshendetur këtë ditë gëzimi.
“Kanë kaluar një vit që nga festimet e vitit të kaluar në datën 2 qershor dhe përgjatë 12 muajve, marrëdhëniet janë forcuar së tejmi në kah pozitiv”.
Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, ambasadori italian, theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve janë në shumë drejtime, ndërsa numri i studentëve dhe qytetarëve që shkojnë për të punuar është rritur.
“Dhe në kuadër të veprimtarisë që organizuam vitin e kaluar, mjafton të vemë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera, ku gjysëm milioni shqiptarë jetojnë dhe ndihmojnë familjet e tyre, sikurse dhe në rritjen ekonomike të Italisë”.
Më tej, Delia deklaroi se jo vetëm numri i shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali është rritur, por e njëjta skemë paraqitet dhe për 20 mijë studentë, duke përbërë numrin e madh të studentëve në vend.