E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ-ja, rrëzon dy kërkesat e Partisë Socialiste

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzon dy kërkesa të Partisë Socialiste. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi ankimimin e Partisë Socialiste për rrëzimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të Bashkisë Tiranë dhe për atë të KZAZ numër 49. Nga ana e tyre, përfaqësuesit ligjor të partive përkatëse paraqitën edhe njëherë para komisionit pretendimet e tyre lidhur me ankimimet.

Ndërkohë, KQZ ka rrëzuar edhe një kërkesë tjetër të PS, si dhe atë të PD për shqyrtimin e 117 qendrave të votimit ku u gjetën fletë të hedhura në kutitë e gabuara.

Nga hapja e 26 kutive të ankimuara u numëruan 16 vota të vlefshme në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama dhe 13 vota të vlefshme në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›