Sabit Gecit edhe një muaj paraburgim

Prishtinë, 3 gusht - Një gjykatës i EULEX-it ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Sabit Gecit, ish komandant në Ushtrinë çlirimtare të Kosovës. Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it ka thënë për KTV-së se hetimet për Gecin kanë të bëjnë me keqtrajtimin e mundshëm të personave që janë mbajtur në objektet e UçK-së në veri të Shqipërisë, gjatë viteve 1998-99, por megjithatë nuk ka ende asnjë lidhje me dyshimet për trafikim organesh. Policia e EULEX-it e kishte arrestuar Sabit Gecin më 6 maj të këtij viti në shtëpinë e tij në Prishtinë.