EULEX-i shtrin hetimet edhe në veri

Prishtinë, 3 gusht - EULEX-i do të shqyrtojë sot 6 nga 25 rastet që po i heton në lidhje me krimin e organizuar dhe kontrabandën në veri. Lajmin për KTV-në e ka bërë të ditur zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. “Sot në orën 15 në Mitrovicë në takimin në mes të kryeprokurorit të EULEX-it dhe Task Forcës- Veri do të shqyrtohen gjashtë raste prioriteti nga gjithsej 25 raste që kanë të bëjnë me hetime në veri të Kosovës”, ka thënë Krasniqi. Ditë më parë, kryeprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vrisvijk, ka thënë se kjo listë ka të bëjë vetëm me veriun e Kosovës. Ai i ka cilësuar rastet si serioze. Kryeprokurori ka thënë se në mesin e të dyshuarve ka serbë dhe shqiptarë.