Sabri Godo, personazhi malinj i politikës shqiptare
Këto ditë vura re një foto të Kryebashkiakut Basha në zyrën e tij së bashku me Sabri Godon, me motivin e thirrjes së “Këshillit të të Urtëve”. Kjo foto më shtyti më tej që të pyes një mikun tim me të cilin kemi kontribuar në radhët e PDsë që në fillimet e saj.
E pyeta se, si nuk u bë e mundur që në drejtimin e PD-së nuk arritën të vinin njerëz të ditur nga radhët e Të Djathtës së mirëfilltë shqiptare. Përgjigja e tij ishte e menjëhershme, nervoze: Ishte krejtësisht e pamundur pasi u mbyllën të gjitha shtigjet e ardhjes së tyre në PD. Partia Demokratike u mbush që në fillim me spiunë të sigurimit. Ata u infiltruan në të gjitha instancat e PD-së dhe me agresivitetin e tyre për jetë a vdekje arritën të bllokonin ardhjen e elementëve të djathtë në radhët e saj. Edhe ata pak njerëz me prejardhje direkte të djathtë u lejuan të kapnin ndonjë post thjeshtë sa për fasadë demokratike.
Nën zë ne e quanim “Parti e Sigurimit komunist” PD-në e viteve të para. Madje për ta paralizuar dhe për ta nxjerrë plotësisht inefiçiente “Të Djathtën shqiptare”, komunisti Ramiz Alia ngarkoi Sabri Godon që të krijonte PR shqiptare, parti e cila pikë të parë të programit të saj kishte parullën”Prona te i zoti”. D.m.th. Ramiz Alia dora vet, do u zgjidhte ish pronarëve problemin e pronave nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij të kamufluar, ish ushtarakut të degraduar por më pas shkrimtar, Sabri Godo, si personazh me imazh të pranueshëm nga të dyja palët. PR me Godon në krye u deklarua si e vetmja shpresë për zgjidhjen e problemit të pronave.
Mendohu për këtë problem, më tha miku, dhe do kuptosh shumë nga taktikat e politikës së ndyrë shqiptare.
Duke arsyetuar argumentat pro dhe kundër ndaj asaj çka më tha miku fillova të zbërthej gjithë ecurinë shkatërruese që Sabri Godua i bëri problemit të pronave.
Filloi kujtesa të më sjellë para syve shfaqjen e Sabri Godos në ekranin televiz të asaj kohe me deklaratat e tij të çuditshme. Kështu psh. njësoj si Berisha edhe Godua në fillim bëri thirrje që të mos cenohej Presidenti Ramiz Alia, për të mirën e popullit dhe të vendit. Më pas kur erdhi momenti i fushatës së presidentit Berisha për miratimin e kushtetutës së vitit 1994 Godua u rreshtua me iniciativën e Berishës për të miratuar kushtetutën që populli e quajti Kushtetuta Presidenciale e Berishës, sepse ajo forconte shumë pozitën e presidentit Berisha.
Deri në këto momente Godo kish bërë vetëm ndonjë deklaratë për pronat dhe asgjë më tepër për kthimin e tyre te i zoti. Mirëpo për vete i mori të gjitha ato prona që kishte si pikësynim parësor në punën e tij si politikan i porositur nga shefi Alia. Godo ka të drejtë që tiu mburret fëmijve e fisit të tij sot se i bëri të pasur, por nuk ka të drejtë që tu shitet shqiptarëve si një luftëtar që me partinë e tij, PR u robtua për zgjidhjen e problemit të pronave.
Në arsyetimin tim miku im më ndihmoi me një ide shumë origjinale. Më tha: Ishte shumë e lehtë që të binte Kushtetuta e Berishës më 1994 pa shkuar fare në Referendum Popullor sikur Sabri Godoa të mbante qëndrim në interes të shqiptarëve në lidhje me nenet e asaj kushtetute. Sikur Partia Republikane me Sabri Godon të shpallnin largimin nga koalicioni me PD-në për shkak të qëndrimit kundërshtues që Kushtetuta paraqiste me programin e PR-së atëhere binte automatikisht çdo tentativë imponuese e Berishës ndaj institucioneve ligjore dhe i hapej rruga zgjedhjeve të parakohshme. Sabri Godo nuk e bëri largimin nga ai koalicion, nuk i kurseu popullit të tij një fushatë referenduese në favor të Sali Berishës që kish filluar të manifestonte diktatorin e ri.
Intervistat e tij Godo i vesh me shprehje të traditës, nga tabani popullor, gjë që e bën të pëlqyeshëm për masën e njerëzve të thjeshtë. Por sidomos kjo mënyrë e rrit shumë në sytë e gazetarucëve shqiptarë të cilët si euforikë që janë për shkak se ndjehen gazetarë në një vend me një popullsi të vogël, i ngjisin epitete të tilla si Plaku i urtë, figura legjendë e PR-së, etj. Unë do e quaja me gojën plot personazhi djallëzor, malinj i pronave të shqiptarëve. Megjithëse janë të shumta rastet kur Berisha si President dhe Kryeministër i është kundërvënë ligjeve të shtetit për interesat e tij vetjake, e kundërta ka ndodhur me Sabri Godon gjoja “Të Urtë”. Asnjëhere nuk i shkoi mendja që të bënte një veprim “Të Urtë” në interes të shqiptarëve. Që të largohej në mënyrë demonstrative nga koalicioni me Sali Berishën. Nuk u dorëhoq kur Berisha i vuri flakën Shqipërisë në vitet 97-98. Nuk u tërhoq nga koalicioni me Berishën as kur nuk u respektua e drejta e votës së lirë nga koalicioni i djathtë ku bënte pjesë. Sabri Godo, legjendari i denigrimit të së drejtës së pronës, nga njëra anë ka bërë ndonjë deklaratë sa për të larë gojën dhe nga ana tjetër ka shërbyer si karrigia me rrota që ka mbajtur aktiv koalicionet mashtruese të Berishës nëpër të gjithë vitet e tranzicionit shqiptar. N nj intervist t para disa viteve ku foli edhe pr periudhn e lufts Godo u shpreh tekstualisht: Ne ishim 3-4 veta n dy-re vitet e para të demokracisë q vendosnim pr fatin e gjerave. Ky pohim i tij m dha shum t kuptoj se I Urti Sabri Godo si nj nga kta katr veta ka qn bashklojtar n kushtetutn e Berishs n 94-n, po ashtu aprovues n lojn shkatrruese t firmave piramidale, etj etj.
Plaku i urtë i republikanve ndenji shumë urtë kur qeveria e Berishës vrau katër demonstrues në bulevard. Kjo është urtësi e helmët, vrastare e Godos përderisa nuk e denoncoi këtë akt barbar të qeverisë Berisha dhe të largohej nga kjo juntë ushtarake me në krye Berishën. Urtësi gjarpri do e quaja heshtjen e Sabri Godos ndaj korrupsionit shtetëror me ngjarjen makabre të vrasjeve në Gërdec. Sikur vetëm në një nga gjithë këto raste të shumta kriminale, Sabri Godo të ishte distancuar, të ishte tërhequr nga koalicioni me Berishën atëhere edhe fati i shqiptarëve do ishte ndryshe, më pak i mjerë sesa është në ditët e sotme. Sabri Godo shkon e ulet për të gjetur urtësi në zyrën e Bashës, duke hedhur me mospërfillje prapa krahëve pjesëmarrjen e Bashës në vrasjet e 21 Janarit. Duke djallëzuar me Bashën për urtësi, Godua dhunoi edhe një herë më shumë ndjenjat liridashëse të shqiptarve, të cilët u masakruan në gjënë më themelore, votën e lirë. Duke mos e denoncuar masakrimin e votës së shqiptarve Godua i shkelmoi përsëri të drejtat jetike të njeriut në një shoqëri demokratike. Sabri Godo, në koalicion me Berishën dhe Metën, me vjedhjen skandaloze që i bënë votës së lirë, u sollën me shqiptarët e ndershëm si ai njeriu i rritur që e rreh një fëmijë dhe nuk e lë të qajë.
Sabri Godo dhe partia e tij asnjëherë nuk e bojkotuan koalicionin që shumë herë ka vepruar kundër interesave të të djathtëve. Për vete kanë rrëmbyer gjithëçka që kanë dashur nën ombrellën e koalicionit me Berishën. Godo është fryrë me qëllim, me diktim nga krahu mbështetës i Berishës si një zgjidhje “e urtë” në shumë momente deçizive, kur ia ka dashur nevoja Berishës. Kështu edhe tani në krah të Lulëzim Bashës “I Urti” Sabri Godo na thotë ne leshkove shqiptarë se pavarësisht sesi erdhi Basha në krye të Bashkisë ne duhet t’a përkrahim e mbështesim me të gjitha format, “demokratike” dhe kriminale, sepse kështu mbështesim Berishën dhe pushtetin e familjes së tij. Godo në njërën anë dhe Ilir Meta në anën tjetër janë dy proçeset kanceroze që po vazhdojnë atë proçes kalbëzimi të shoqërisë shqiptare, proçes i cili nisi me ndryshimin e lëkurës nga diktatoriale në “demokratike” alla Sali Berisha.
Një politikan si Sabri Godo që ka ecur përkrah Sali Berishës në të gjitha veprimet dhe aktet anti demokratike dhe antiligjo
