Vazhdon aksioni antitrafik ndalohen edhe 15 klandestine
Një tjetër Operacion antitrafik në Gjirokastër mundësoi ndalimin e 15 shtetasve të huaj nga Iraku, Siria dhe Somalia, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbërt me shtetin grek.
Në polici janë shoqëruar edhe udhërrëfyesit e tyre, tre të rinj nga Fieri, pasi dyshohen se janë pjesë e trafikut klandestin. Grupi i klandestinëve u kap në vendin e quajtur shkalla e zezë, përballë fshatit Hormovë në shtratin e lumit Drino.
Një ditë me parë policia e Gjirokastrës ndaloi rreth 60 të huaj që tentonin Evropën nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.