Sadije Berisha pranon se po kalon një moment të vështirë dhe e krahëson Berishën me një shqiponjë
Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha, ka pranuar se është duke kaluar një moment të vështirë, pas ndarjes me këtë të fundit. Për këtë arsye, ajo ka vendosur që të hapë një adresë të re në Facebook, për të pasur më shumë privatësi. Ndërkohë, ajo nuk ka nguruar që të vlerësojë ish-vjehrrin e saj, Sali Berisha, të cilin e krahëson me një shqiponjë.
Të dashur miq, në radhë të parë më duhet të them se mbështetja që kam marrë gjatë kësaj periudhe të vështirë personale, jo vetëm nga miqtë e familjarët por edhe nga njerëz krejtësisht të panjohur për mua, ka qenë diçka e papritur që më ka zënë në befasi dhe ma ka ngrohur zemrën. Kam marrë me qindra mesazhe komplimentuese, këshilla, poema, këngë… Përveç shqiptarëve nga mbarë Shqipëria, edhe nga ata anembanë botës. Fjalët nuk do të mundnin dot të shprehnin se sa shumë domethënie këto mesazhe kanë pasur për mua. Ashtu si vetëm solidariteti njerëzor di të bëjë, ato dedikime më kanë ndihmuar jo vetëm të shoh, por edhe të vazhdoj përpara me kokën lart. Sot dua të ndaj një pjesë timen me ju. Fati në këtë jetë deshi që unë të lindesha në një vend që quhet Suedi… Por kjo nuk më bën mua më pak shqiptare! Babai im u lind në Tropojë ashtu si prindërit dhe gjyshërit e tij. Ime më në Pukë, si paraardhësit e saj (kjo besoj shpjegon dashurinë time të pakufi për natyrën dhe malet). Ndihem e bekuar që pata fatin të formohem dhe edukohem në 3 shtete të ndryshme, por secili madhështor në llojin e tij. Shqipëria: Dheu i etërve të mi, gjaku që më rrjedh ndër vena… Suedia: Kjo nënë adoptive që më rriti, edukoi dhe më trajtoi si të isha njësoj bijë e saj. USA: Udhërrëfyesi që më drejtoi gjatë periudhës së adoleshencës, që më ushqeu me patriotizëm dhe më zbuloi rëndësinë e punës kolektive dhe bashkëveprimit. Falenderoj Zotin për këtë mundësi, sepse falë këtyre shteteve të mëdha unë jam kjo që jam sot. E fortë, e lirë, krenare dhe mendjehapur. Dua të ndalem pak, në këto 6 vite të mrekullueshme që kam kaluar përkrah njerëzve të mi në Shqipëri. Mund tju rrëfej shumë mbi natyrën mahnitëse të këtij vendi, të cilin e konsideroj si një dhuratë që mu bë, mbi kuzhinën e pasur (ju e dini që ky është një tjetër pasion i madh i jetës sime) dhe mbi shoqëritë e vërteta që krijova, të cilat i shtrëngoj fort në zemër. Jam veçanërisht mirënjohëse për gjithçka jetova atje! Dikur fola për një shqiponjë që ngrihej mbi re… Dua të sqaroj që kjo ishte thjesht një metaforë. Në fakt unë nuk po flisja për veten time… E vërteta është që po mendoja për vjehrrin tim, forca e pashtershme e të cilit gjithnjë më ka mahnitur. Duke nisur nga sot unë do të kem një profil të ri FB. Mendoj që kjo do tu sigurojë më shumë privatësi fëmijëve dhe miqve të mi të afërt. Nëse dikush do të lihet jashtë, ju lutem të mos e merrni këtë si çështje personale. Qëllimi i vetëm është mbrojtja e sferës sonë personale (times dhe fëmijëve të mi), sidomos në këtë kohë të vështirë në të cilën ne po përpiqemi të rikthehemi në këmbë më të fortë se më parë. Sërish dua tju falenderoj nga zemra për gjithë mbështetjen tuaj, ka qenë një surprizë shumë e këndshme për mua dhe më ka befasuar. Sinqerisht, nuk e prisja gjithë këtë. Ju falenderoj thellësisht nga zemra. Zoti ju bekoftë të gjithëve! Përshëndetje të përzemërta për të gjithë ju! Me Shqipërinë gjithnjë në zemër, Sadija, shkruan Sadija në Facebook./b.l