Vrasësi i opozitës foli sërish!
Kryeministri i Mundur (si askush tjetër më parë) apo Heqimi i Korruptuar (si askush tjetër para tij), sapo ka folur sërish për grabitjen politike të Shtëpise Qëndrore të Ushtrisë.
Një gjë e parë më bën përshtypje: Nuk ka edhe një herë tjetër asnjë referencë ligjore për vendimin politik të tij!
Dy teza hedh dhe të dyja meritojnë pergjigje:
Teza e parë, reagimi i opozitës për transparencë e ligjshmeri në vendimmarrje prej tij dhe Presidentit të Partisë së tij, quhet “hakmarrje primitive ndaj opozitës”!!!
Po si ka mundësi? Ky kryeministër i mundur shënohet në histori për dy gjëra të renda dhe ato kanë ngritur shumë lart stekën e standardit të hakmarrjes kundër opozitës në këtë vend:
E para, për arrestimin politik të kryetarit të opozites, gjetur i pafaj nga tre palë gjykata shqiptare dhe një varg institucionesh ndërkombëtare.
E dyta, për vrasjen ditën për diell, mu në mes të bulevardit të kryeqytetit të Shqipërisë të katër kundërshtarëve të tij, paqësorë dhe me duar në xhepa.
Nëse ka sot një titull të merituar për të, ai është: Vrasësi i Opozitës!!
Teza e dytë, Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë sipas tij kishte 12 vjet që kishte humbur funksionin dhe ishte kthyer në qendër dasmash e zijafetesh.
Po si ka mundesi? Nëse është kështu (por Heqimi gënjen) kush e shndërroi në një qendër të tillë? Heqimi i korruptuar që edhe atje emëroi familjen të administronte apo opozita e atëhershme? Heqimi natyrisht.
Por tek kjo tezë ja vlen të ndalesh seriozisht.
Kryeministër i Mundur apo Heqim i Korruptuar. Kur kjo Qendër nuk kishte funksione reale atëherë si shpjegohet që:
Në llogaritë financiare të saj kanë kaluar gjatë 6 viteve të fundit miliona euro financime publike?
Ku kanë shkuar këto miliona euro Kryeministër i Mundur apo Heqim i Korruptuar?
Ne i kemi gjurmuar të gjitha: në llogaritë e dy kompanive të PR dhe prej andej në llogaritë e një televizioni në shërbimin tënd; 100 përqind e parave nga kjo qendër kane shkuar në këtë kompani dhe 85% e parave nga kjo kompani kanë shkuar në llogaritë e televizionit tënd!!
Je i trashë Heqim nëse mendon se me zhdukjen e Qendrës zhduken gjurmët e rrugës së parave!
E para, dokumentat i kemi ne.
E dyta, i thonë kontabilitet Heqim, ai është sistemi i pa manipulueshem i pasqyrimit të rrugës së parave!!
Kaq per këtë herë!!
