Presidenti i FIFA-s diskuton per Kosoven
Kosova do të jetë një nga temat kryesore të bisedimeve mes presidentit të FIFA-s, Zep Blater, dhe drejtuesve të Federatës Serbe të Futbollit.
Kreu i futbollit botëror zhvillon sot një vizitë 1-ditore në Beograd dhe përveç të tjerave, pritet një bisedë e nxehtë për Kosovën dhe futbollin e saj.
Ai do të bisedojë me presidentin e Federatës Serbe, Karaxhiç, por edhe me kryeministrin Daçiç, të cilët pritet që t’i kërkojnë që Kosovës të mos i jepet dora për t’u pranuar në futbollin botëror.
Kosovës u lejua më 22 maj 2012 që të luajë ndeshje miqësore me kombëtare të tjera.
Por, pas presionit të Federatës Serbe, ky vendim u anulua, veçse në shkurt të këtij viti FIFA e lejoi Kosovën që të luajë ndeshje miqësore jo zyrtare, por pa simbolet shtetërore.