E Martë, 3 Nëntor 2026

Lezhë- Taksimi për pronën aforfe, bashkia kërkon vetëdeklarim të bizneseve dhe familjarëve

Bashkia Lezhë nuk ka të dhëna të sakta për sipërfaqen e pronës që disponon çdo biznes apo familjar në territorin e kësaj njësie vendore, ndaj dhe deri më tani taksimi për të është bërë afrofe.

Nënkryetar i bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj shprehet se “Ka qenë problematikë fakti pasi nuk është marrë parasysh fakti sesa metër ke ndërtesë, truall, pra janë taksuar të gjitha afrofe”.

Për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike, Pacaj bën të ditur se është ngritur një grup pune për saktësimin e të dhënave.

“Kemi bërë një hap të rëndësishëm që ka të bëjë në mënyrë të drejtpërsëdrejti edhe me familjarin edhe me biznesin të cilët duhet të bëjë në vetëdeklarimin deri në qershor të 2024″, deklaron ai.

Vetëdeklarimet e biznesit dhe familjareve do të verifikohen dhe nëse nuk do të jenë të sakta do të ketë penalitete.

Në Bashkinë Lezhë operojnë rreth 3 mijë biznese dhe nga verifikimet e bëra rezulton se 30% e tyre nuk janë taksuar drejt për taksen e pronës, ndërsa probleme janë konstatuar edhe për familjaret.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›