E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sako: Bashkëpunim me bashki nga Franca për shkëmbim projektesh

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako priti në një takim një ekip nga Sites & Cités Remarquables de France si dhe përfaqësues të Institutit për Bashkitë Shqiptare.

Gjatë takimit Sako falënderoi për interesimin partnerët nga Franca dhe të Ambasadës franceze për të bashkëpunuar me bashkinë e Durrësit.

Në takim u ndanë ide interesante bashkëpunimi edhe me Rémy Privat, Atashe në Ambasadën Franceze në Tiranë.

Sako e njohu palën franceze me projektet për qytetin dhe diskutuan për tema dhe iniciativa të përbashkëta duke eksploruar rrugët e mundshme për bashkëpunim.

“Bashkia e Durrësit është e gatshme dhe mirëpret bashkëpunimin me bashki nga Franca për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira”, tha Sako.

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›