Sako: Një tjetër terren sportiv multidisiplinor i shtohet Durrësit

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Një tjetër terren sportiv i është shtuar qytetit të Durrësit.
Kryetarja e bashkisë Emirjana Sako ka bërë përurimin e një fushe sportive në shkollën “E Re” në zonën e Durrësit të ri.
“Kjo fushë multidisiplinare do t’i shërbejë nxënësve të kësaj shkolle, por edhe komunitetit të zonës për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive”- shkruan Sako në një postim në rrjetet sociale.
Kryebashkiakia socialiste, thekson se ky investim u bë i mundur falë bashkëpunimit me World Vision Albania.
/a.f/