E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takimi me shqiptarët e Anglisë, Rama ndan pamje nga salla: Gati Shqipe, mirëutakofshim nesër

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër në Londër një takim me shqiptarët e Britanisë së Madhe.

Kryeministri Rama, ka ndarë një video në rrjetet sociale nga salla ku nesër në Londër do takohet me shqiptarët e Anglisë.

Rama shkruan “Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër!”

Kryeministri nesër do të vijojë turin e radhës me diasporën në Londër në sallën: The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic Parc. Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën. Rama bën me dije se takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale.

Ky takim i kryeministrit Rama në Londër vjen pas atij të Selanikut në 3 Nëntor dhe turit me shqiptarët e Nju Jorkut në fund të muajit Tetor.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›