Sako: Shuhen pesë vatra zjarri në Durrës, strukturat në gatishmëri

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bën me dije se gjatë dy ditëve të fundit, ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke shuar plotësisht disa vatra zjarri në zonat e Shetaj, Fllakë, Xhafzotaj, Sektor Rinia dhe Arapaj.
Sako tha se ekipet e zjarrfikëseve janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë, ndërsa u ka shprehur atyre mirënjohjen pasi u përballën me guxim e përkushtim me flakët dhe situata të tjera emergjente për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën.
Kryetarja e bashkisë së qytetit bregdetar, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që në këtë periudhë me temperatura të larta të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin zjarre në natyrë apo pranë zonave të pyllëzuara.
Gjithashtu, Sako kërkoi që të njoftohen menjëherë shërbimet zjarrfikëse në rast rreziku apo zjarri.
“Parandalimi është në dorën e të gjithëve”, tha Sako.
Ekipet zjarrfikëse në zonat e Shetaj, Fllakë, Xhafzotaj, Sektor Rinia dhe Arapaj 1 nga 9/e.i//a.f/