E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sako takim me banorët e Shkozetit: Brenda vitit të ardhshëm mbyllim ndërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti

Kandidatja e PS për bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako është takuar këtë të premte me banorët e Shkozetit. Teksa ka prezantuar programin e saj elektoral, Sako ka deklaruar se brenda vitit të ardhshëm do të mbyllet ndërtimi i banesave individuale dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti, në mënyrë që t’i rikthehen normalitetit.

“Takim entuziast me banorët e Shkozetit. Brenda vitit të ardhshëm mbyllim ndërtimin e banesave individuale dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti, për të rikthyer në normalitet të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti”, tha Sako, teksa shtoi se ky nuk është premtim elektoral, por fakt i ecurisë së punës së deritanishme me programin e rindërtimit.

“Në Shkozet kemi ecuri të punëve edhe në objektet e arsimore, ku po punojmë për ndërtimin nga e para të shkollës së mesme “Olsi Lasko”, konviktit të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” dhe shkollës 9-vjeçare “Isuf Ferra”, ndërkohë kemi përfunduar rikonstruksionin e rrugëve:

“Ali Pashë Tepelena”, 

“Migjeni”,

“Karburanti”,

“Nishtulla”,

“Shqipja Arbnore”,

“Sali Nivica”,

“Çamëria””, shkruan Sako në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›