E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sako vijon të kryesojë në Durrës/ Ja diferenca mes dy kandidatëve

Emiriana Sako kandidatja e Partisë Socialiste vijon të kryesojë garën në Bashkinë e Durrësit.

Sipas KQZ, ajo ka marrë 3115 vota nga numërimi i 21 qendrave të votimit, nga 342 që janë në total.

Ndërsa rivali i saj, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Igli Cara ka marrë 2267 vota.

Numërimi i votave vijon normalisht dhe nuk ka asnjë raportim për incidente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›