E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vendoret 2023/ Filo kryeson garën për Bashkinë e Korçës, diferencë e thellë mes kandidatëve

Edhe në Korçë vijon normalisht procesi i numërimit të votave.

Deri në orën 04:00 të mëngjesit janë numëruar 39 qendra votimi nga 158 që janë në total.

Nga rezultatet paraprake, kryebashkiaku aktual Sotiraq Filo kryeson garën me 4842 vota ose 63.49%.

Ndërsa kandidatja e koalicionit Bashkë Fitojmë Ledina Alolli, ka marrë 2784 vota ose 36.51%.

Mes dy kandidatëve ka një diferencë të konsiderueshme, me 2058 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›