E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sakrificat e femres

do individ cdo familje cdo komb dhe cdo shoqeri kane ne themel te arritjeve te suksesit te ngritjes te lartesimit me shume se cdo gje tjeter sakrificen njerezore. Ne kete kontekst do te theksoja se sakrifica e nenes per foshnjen per femijen per shendetin per shkollimin e tij sakrifica e gruas per familjen per burrin per suksesin e tij sakrifica e saj per harmonine per solidaritetin per ngrohtesine per suksesin e familjes dhe te Shqiperise jane themeli i te gjitha te mirave qe ne gezojme

Nga Sali Berisha

Ju nenat dhe grate vajzat shqiptare jeni jo vetem burimi i jetes por jeni gurra e pashtershme e virtyteve e dashurise e dhembshurise e fisnikerise njerezore. Kombi yne nder me te vjetrit ne Europe ne tere historine e tij njohu pushtime te gjata shekullore njohu pushtime dhe hordhi nder me barbaret te cilat kishin nje dhe vetem nje synim zhdukjen e tij nga faqja e dheut por te gjitha deshtuan njera pas tjetres deshtuan sepse ju grate dhe vajzat shqiptare mekuat me qumeshtin tuaj dashurine e pashtershme per vendin per kombin per te ardhmen.

Deshtuan sepse ju grate dhe vajzat shqiptare ne shekuj dhe mijevjecare ruajtet te paster gjakun e kombit identitetin e tij. I garantuat kombit dhe shqiptareve perjetesine e tij. Deshtuan sepse ju kishit nje zemer te atille qe nje shekull nje vit do te faktohej do te provohej me e madherishmja me fisnikja zemra e botes zemra qe do te pushtonte mbare njerezimin zemra qe do te drejtonte te quhej nena e te gjithe njerezimit Nene Tereza.

Ndaj dhe sot ftoj mbare shqiptaret te perulemi me nderim te madh para jush nderim juve grave dhe vajzave shqiptare nderim te madh sakrificave tuaja nderim te madh kontributit tuaj.

Sot ne kete dite ne nderojme mbi te gjitha vepren tuaj sepse 20 vjet me pare ishte ciltersia juaj shpirterore guximi juaj mencuria juaj qe u shnderruan ne faktorin me percaktues ne permbysjen e regjimit me barbar. Keto 20 vite cdo arritje cdo sukses cdo fitore emrin e ka vajze dhe grua shqiptare. Mbeshtetja juaj vendosmeria juaj firma dhe ndihmesa juaj ne ndertimin e nje Shqiperi te lire e nje Shqiperie demokratike e nje Shqiperie te bazuar ne vlerat qe ju i mbrujtet ne shpirtin tuaj kane qene vendimtare.

Une kam besim te madh se ju sot ndiheni me krenare se kurre ne rolin dhe kontributin tuaj ju ndiheni krenare sepse me mbeshtetjen tuaj plebishitare per Partine Demokratike alternativen e saj ia dolet qe Shqiperine nga vendi i lirive dhe te drejtave te ndaluara ta shnderroni ne vendin e lirive dhe te drejtave te garantuara. Nga vendi i diktatures moniste me barbare ne Evrope ta shnderrojme ne vendin e demokracise funksionale te qendrueshme dhe te sigurte.

Nga vendi me i izoluar i planetit ta shnderrojme ne vendin anetare te aleances me te fuqishme te lirise qe koherat kane njohur. Nga vendi i rrethuar me tela me gjemba ne vendin ne te cilin qytetaret e saj levizin sot pa viza te lire ne mbare Europen. Me mundin me djersen me sakrificen tuaj Shqiperia ia doli qe te shnderrohet nga vendi i trete me i varfer i planetit ne vendin e 57 ku jetohet me mire. Nga vendi me 204 dollare te ardhura per fryme ne vendin ku te ardhurat per fryme u rriten 35 here. Nga vendi me ekonomi hiperkolektiviste totale e deshtuar e mbuluar nga uria triskat dhe tollonat ne vendin me ekonomi entuziaste qe kryeson tre vite rresht rritjen ekonomike ne Europe.

Ekonomi qe beri te mundur dyfishimin dhe mbi dyfishimin e rrogave te mesuesve dhe mesueseve te femijeve tane beri te mundur dyfishimin mbi dyfishimin e rrogave te infermiereve dhe mjekeve dhe pothuajse te administrates sone dyfishimin e pensioneve te uleta. Ekonomi qe beri te mundur te caje malin me tunele te bashkoje fizikisht kombin. Ekonomi qe beri te mundur ne pese vite ta ndryshojme Shqiperine me shume se ne tere historine e saj.

Ju duhet te jeni krenare sot sepse Shqiperia mbi te cilen ju cdo sekonde cdo minute cdo dite derdhni dashurine tuaj te pakufishme dhe sot vendi eshte destinacioni turistik kryesor i planetit e bukura e dheut sic jeni ju vajzat dhe grate e Shqiperise. Sakrifica juaj mbeshtetja juaj firma juaj beri qe sot 91 e femijeve tuaj e tyre qe mbaruan klasat e nenta te ndjekin shkollat e mesme dhe ky eshte nje nga nivelet me te larta te botes. Sakrifica juaj mbeshtetja juaj per Partine Demokratike beri qe ne kater vjet te trefishojme numrin e studenteve. Kete vit 70 e maturanteve tane te ulen ne bankat e universiteteve dhe ky eshte nje nga nivelet me te larta ne bote. Sakrifica juaj beri qe femijet shqiptare kudo qe jane nder malet e Mokres Vithkuqit apo Dukagjinit ne cdo cep te vendit te lundrojne ne internet njelloj si femijet e Europes madje te lene mbrapa shume vende te zhvilluara.

Keto 20 vite ne sebashku kemi vendosur ligjet me te mira per barazine gjinore ligjet me te mira per mbrojtjen e gruas per mbrojtjen e femijeve ligjet me te mira per barazine reale. Sot ne Shqiperi 60 e administrates publike jane vajza dhe gra. Sot ne Shqiperi 60 e studenteve ne universitete jane vajzat shqiptare. Sot ne Shqiperi 80 e punonjesve jane vajza dhe gra. Arritjet jane te medha dhe historike por serish mundimet tuaja veshtiresite tuaja problemet tuaja jane jo te pakta. Si shpate e Demokleut mbi lirite tuaja dhe jo vetem te gruas shqiptare por te gruas ne cdo vend te lire te botes qendron muri i patriarkise. Ky mur i ndertuar ne 5 mije vite me radhe ky mur ne te cilen u investuan doktrina te tera filozofike dhe fetare ky mur ne te cilen u investuan doktrina te tera shkencore deri ne mes te shekullit qe shkoi duhet shembur duhet rrezuar ne menyre qe ne te kemi barazi te plote reale midis nenes dhe babait midis motres dhe vellait midis burrit dhe gruas.

Ju jeni vajzat dhe grate qe shembet ne Shqiperi sebashku me djemte dhe burrat tuaj murin e Berlinit ju jeni vajzat dhe grate qe shembet murin e izolimit. Ju jeni vajzat dhe grate qe shembet murin mjerimit dhe te gjithe se bashku murin e fundit i cili eshte i ndertuar nga privilegje te pa merituara per burrin paragjykime te pa merituara per gruan privilegje te pa merituara per vellain paragjykime te pamerituara per motren. Do ta shembim me durim me vendosmeri kete mur. Ky mur gjeneron dhune kundra vajzes dhe gruas shqiptare ne jemi ketu per te qendruar me forcen me te madhe per paprekshmerine e tyre me ligjet me te rrepta per ndeshkimin e dhunes ndaj gruas dhe vajzes shqiptare.

Ky mur gjeneron padrejtesi dhe pabarazi financiare por une jam ketu per tu zotuar para jush se se bashku do te bejme gjithcka per barazine financiare midis burrave dhe grave djemve dhe vajzave qe keto pese vite rritjet e rrogave kane qene me te medha ne sektoret ku vajzat dhe grate jane dominuese. Ne kete vend vemendja do te orientohet me perparesi tek vajzat dhe grate ne menyre qe ato te udheheqin biznesin. E gjithe perpjekja jone do te jete per vendosjen tuaj ne piedestalin qe meritoni ne politike ne vendimmarrje ne cdo gje.

shte e vertete qe ne 20 vite kemi realizuar sebashku me shume se te gjitha gjeneratat para nesh. shte e vertete qe ne me nje hap te papare po kapim me shpejtesi kohen e humbur. Por te gjitha keto qe ne kemi realizuar te gjitha keto kane ne thelbin e tyre besimin tone te palekundur besimin tuaj te palekundur tek vota e lire tek liria. Ne jemi dhe do te mbetemi ithtare te votes se lire vullnetit te lire te qytetareve shqiptare.

Te dashura vajza dhe gra nene dhe motra.

Sot fije te se shkuares pinjolle te atyre qe permbysem 20 vjet me pare me voten tone te lire jane versulur me terbim kunder saj kunder votes kunder sensit te lirise por ne mund tu themi atyre se kjo beteje eshte beteje e humbur se vota e lire e shqiptareve eshte dhe do te mbetet krye vlera e vajzave dhe grave dhe e te gjithe atyre qe besojne lirine.

Ne kengen ne poemen ne legjenden ne jeten ne skenen shqiptare gruaja shqiptare ka merituar te gjithe titujt te gjitha himnette gjitha poemat te gjitha kenget te gjitha poezite. Emri i saj me i bukur eshte emri fitore emri juaj eshte fitore. Ishte fitorja e 22 marsit ishte fitorja e 2005 ishte fitorja e 2009 eshte fitorja e 2011 eshte fitorja e 8 maj. Shqiperi blu eshte shpirti juaj Tirana blu eshte zemra juaj.

Ndaj dhe ju bej thirrje nga kjo dite qe te mblidhemi sebashku ne betejen per fitoren ju vajzat dhe grate keni dhuntite e dy gjuheve e gjuhes me ze por edhe e gjuhes pa ze te zemres me te cilen ju mund te pushtoni cdo mendje dhe zemer te shoqeve kolegeve komshinjve miqve te njohurve tuaj dhe te komunitetit tuaj.

Le te ecim ne drejt 8 majit fitores se madhe festes se madhe te lire festes se vlerave tuaja.

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›