Pa Sali Berishen po pse
E kam degjuar shpesh kete deklarim nga opozita si nje nga kushtet qe ajo paraqet per zgjidhjen e situates politike ne vend. Eumlshte e drejta e opozites sic eshte e drejta edhe e mazhorances te prezantoje kerkesa qe palet te mund te diskutojne me deshire te ndersjelle per tu dhene zgjidhje problemeve ne dobi te interesave te vendit. Por pikerisht kjo kerkese me duket irracionale per nje shoqeri demokratike dhe per nje shtet te se drejtes.
E para kjo situate nuk eshte pasoje e mosqeverisjes apo e ndonje krize ne qeveri per te cilen duhet te jape doreheqje Kryeministri. Po edhe nese ka probleme qeverisja aktuale eshte po kjo mazhorance dhe po ky Kryeminister qe duke perdorur mekanizmat ligjore do ti duhet te rikompozoje nje kabinet te ri. Pretendimi i opozites lidhet me mosnjohjen e zgjedhjeve te fundit rrjedhimisht me jolegjitimitetin e mazhorances. Ajo mendon se votimi ka pasur parregullsi por vezhguesit e saj nuk i kane paraqitur asnje fakt. E verteta eshte se ne vendet me demokraci te reja qe vine nga nje trashegimi e gjate totalitare zgjedhjet ne shume raste nuk i plotesojne standardet. Partia humbese nxjerr pretendime per parregullsi zgjedhjesh dhe perpiqet te paraqese sa me shume fakte. Keshtu ndodhi me zgjedhjet parlamentare te vitit 2001. Kodi Zgjedhor i ka parashikuar veprimet qe behen ne cdo rast dhe deri tani ai eshte zbatuar me korrektesi.
Ne Shqiperi nuk ka nje situate qe i nxjerr jashte funksionit institucionet kushtetuese dhe funksionimin e shtetit ligjor qe te mund te kerkohet nje zgjidhje politike jashte tyre ne tavoline. Une dua te kujtoj qe edhe ne 14 shtator 1998 kur qeveria e asaj kohe ishte faktikisht jashte funksionit dhe ish-ministri i Rendit i kerkonte ndihme kryetarit te opozites per ti mbrojtur jeten qe i rrezikohej nga persona me uniforme nuk u shtrua kerkesa per nje qeveri teknike. Dhe kur pas tri ditesh ish-kryeministri Nano dha doreheqje sepse u ndie i tradhtuar nga njerezit e tij ishin po socialistet qe caktuan nje kryeminister te ri dhe vazhduan qeverisjen.
Se dyti Shqiperia nuk po perjeton nje krize te pergjithshme dhe qeveria nuk po tregon paaftesi qeverisjeje. Perkundrazi. Probleme ka madje shume por ka nje vullnet te palekundur per ti zgjidhur hap pas hapi sipas rendesise te tyre. Dhe kete nuk e thote qeveria apo perfaqesues te mazhorances por te gjithe organizmat qe kane marre persiper te monitorojne Shqiperine. Opozita eshte ne te drejten e saj ta paraqese situaten me ngjyra te erreta sepse po nuk e beri kete ska pse te pretendoje per te nderruar pushtetin. Por opozita duhet te paraqese edhe alternativen e saj te qeverisjes duke filluar nga ekipi me te cilin do te qeverise. Dhe kete pune cdo opozite e fillon menjehere pas humbjes te zgjedhjeve ne pergatitje per zgjedhjet e ardhshme. Deri tani opozita ka paraqitur te vetmen alternative ate te luftes kunder korrupsionit. Por duke qene ne drejtimin e shume njesive vendore qofte mazhoranca qeverisese qofte institucionet e pavarura brenda vendit dhe organizma nderkombetare e kane akuzuar opoziten per korrupsion tashme te bere publike sidomos per lejet e ndertimit dhe tenderat per punet publike. Por opozita p. sh. e Bashkise te Tiranes qe eshte shumice ne Keshillin Bashkiak nuk ka kerkuar zevendesimin e kryetarit aktual jo vetem per dosjet e pafundme qe ka paraqitur ne prokurori ku faktohen veprimet korruptive te tij por as per mosdrejtimin e bashkise per shkak te angazhimeve dhe ambicieve te tjera politike te kryetarit te saj. Po ashtu opozita nuk eshte e besueshme kur deklaron se do te luftoje korrupsionin sepse koalicioni i saj antiqeveritar sot ka ne radhe persona dhe forca politike qe kur ishin ne koalicionin qeverises u akuzuan prej saj pikerisht per korrupsion dhe njerez te korruptuar. Me kete argument edhe mazhoranca e Sali Berishes i largoi nga qeverisja dhe koalicioni qeverises.
Nuk mund te thuash qe Shqiperia po perjeton krize te thelle sepse ne varesi te stines ndryshojne cmimet e fruta-perimeve apo ne varesi te burses ndryshon cmimi i benzines dhe i grurit. Shqiperia eshte pjese integrale e tregut boteror dhe luhatjet e tij sigurisht do ndjehen edhe tek ne. Merite e cdo qeverie eshte qe keto luhatje te ndjehen sa me bute me sa me pak pasoja dhe mundesisht cdo demtim te kompensohet.
.
Se treti Kryeministri Berisha eshte kryetari i partise fituese ne zgjedhje te rregullta dhe demokratike nuk e them vetem une dhe eshte mandatuar te drejtoje qeverine deri ne zgjedhjet e radhes. Do sdo opozita keto jane rregullat e lojes te nje shoqerie demokratike dhe pluraliste. Sali Berishen e ka zgjedhur Kryetar anetaresia e Partise Demokratike me rregullat e statutit te saj. Po sipas ketij statuti kryetari i PDSH fituese e zgjedhjeve parlamentare caktohet per te formuar dhe drejtuar qeverine.
Sigurisht keto nuk jane pjese e vendimeve apo deshirave te opozites. Modelet e nje shoqerie qe jeton ne nje sistem totalitar ku nuk ka liri vote liri shprehje dhe mendimi etj per te permbysur situaten me dhune nuk jane te aplikueshme ne Shqiperine tone vend anetar i NATO-s vend aspirant i BE ku eshte siguruar levizja e lire e qytetareve ne vendet e Evropes ku institucionet demokratike ai i votes se lire i lirive dhe te drejtave themelore te njeriut jane te sanksionuara ne dokumentet themelore te shtetit ku funksionon shteti ligjor dhe institucionet kushtetuese.
Ne te kundert nga sa thote opozita e perseris eshte ne te drejten e saj ekipi aktual i qeverise te sotme eshte i angazhuar ne realizimin e objektivave madhore kombetare qe ne qellimin final ka permiresimin e imazhit te vendit zhvillimin e vendit ne varesi te rritjes te mireqenies te popullit dhe integrimin ne BE. Ajo e ka treguar veten si administratore e te ardhurave nga taksapaguesit shqiptar dhe eshte transparente ndaj shpenzimeve te ketyre taksave. Ne kete pune perpiqet te shmange defektet dhe anomalite gjithnje ne zbatim te ligjeve dhe normave te shoqerise. Ne performancen e qeverise te sotme shqiptare padyshim rolin kryesor e ka Kryeministri Berisha qe jo vetem eshte i vecante ne drejtimin e ekipit qeveritar i vecante ne angazhimin dhe perkushtimin e tij te jashtezakonshem ne komunikimin me bashkepunetoret dhe njerez te vecante. I drejte dhe mirenjohes me bashkepunetoret dhe vartesit i pakorruptueshem dhe i patolerueshem me te padrejten dhe genjeshtren i hapur dhe degjues i vemendshem i mendimeve te tjetrit dhe i reflektimit ndaj qendrimit te gabuar. Kryeministri Berisha ka mandatin e shumices per te qeverisur dhe prandaj eshte legjitim. Cdo te ndodhte ne qofte se kjo mazhorance do te mblidhej para zyres te kryetarit te Bashkise te Tiranes dhe te kerkonte largimin e tij per korrupsion dhe mos drejtim te Bashkise prej 4 vitesh Cdo te ndodhte sikur qeveria per vitin 2010 te punonte pa buxhet te miratuar nga Parlamenti sic funksionoi Bashkia e Tiranes pa buxhet te miratuar nga Keshilli Bashkiak per shkak se mazhoranca e keshillit kerkonte te zbatohej ligji Cfare precedentesh kerkon te krijoje opozita e sotme qe pretendon te qeverise neser me bllokim te foltores te parlamentit me goditje me grushte te deputeteve me demonstrata te dhunshme me shkaterrim te kryeqytetit etj. Cfare modeli politikani po krijon opozita me figura pa moral dhe integritet pa te ardhme e karriere politike qe karrieren e tyre e kane te lidhur me ate te kryetarit dhe jane thjesht kamikaze te kryetarit te partise vetem e vetem se ai i caktoi te jene deputete
Modelet qe perpiqet te adaptoje opozita me nderrim te pushteteve me dhune jane modele te frymezuar nga nje filozofi e deshtuar dhe e lene pas me shekullin e kaluar por edhe e ushqyer nga paranoja e regjimit diktatorial ne Shqiperine e para vitit lsquo90 perfaqesues te se ciles fatkeqesisht sot jane aktor ne politiken shqiptare.
Perseri tek kerkesa Pa Berishen se ka 20 vjet ne politike. Po cili nga drejtuesit aktuale te politikes shqiptare ka me pak se 20 vjet Qofte edhe kryetari aktual i opozites qe asnjehere nuk ka qene ne opozite. Madje ka prej tyre qe kane me shume se 20 vjet. Jetegjatesia ne politike nuk percaktohet nga koha qe je ne politike por nga koha qe votohesh per te qene ne politike. Aktualisht Berisha eshte politikani me i votuar ne politiken shqiptare prandaj eshte lider i mazhorances por ne kemi politikane qe nuk votohen me e megjithate pretendojne te riciklohen perseri ne politike. Kjo eshte e drejta e gjithsecilit.
Une mendoj se Berisha perfaqeson nje vlere te cmueshme per politiken shqiptare dhe kjo eshte arsyeja qe shumica e shqiptareve e duan dhe e pranojne ate. Ai hyri ne politiken shqiptare si nje nga intelektualet me te formuar te kohes si nje shkencetar ne fushen e mjekesise por edhe si novator e vizionar i mendimit te lire per nje shoqeri liberale. Ai ishte mjek ne kliniken speciale sepse ishte nga me te miret e fushes se tij. Cili nga koleget e tij nuk do ta enderronte nje pozicion te tille qe do ti mundesonte hapesira me te medha per dije profesionale per ballafaqim te mendimit shkencor ne forume nderkombetare per te prezantuar shkencen shqiptare dhe per te bere me te miren per mjekesine shqiptare Me keto ide u thirr prane ne qeverine e parapluralizmit te ish-nomenklatures edhe ministri reformator dhe shkencetari Skender Gjinushi apo miku im Rexhep Meidani dhe shume te tjere. Angazhimi i ketyre intelektualeve ne politike erdhi ne menyre te natyrshme i diktuar nga nevoja per te ndryshuar vendin dhe si nevoje e intelektualizmit te tyre solid. Une e them me bindje qe Sali Berisha do te ishte nje nga kardiologet me te shquar ne bote ai edhe para se te angazhohej ne politike ishte i tille dhe do te kishte aq te ardhura sa edhe ato qe shpif dhe sajon TB do te ishin asgje.
Ne dhjetor te 90-s Berisha zgjodhi per te qene opozitar i regjimit dhe te tjeret per te reformuar regjimin e per ta pershtatur me kohen. Dhe i tille mbeti deri sot njeri qe eshte gati te sakrifikoje cdo gje ne interes te vendit nje atdhetar i spikatur nje politikan me kontribute te jashtezakonshme ne ceshtjen kombetare nje politikan vizionar i niveleve te larta njeri i kompromiseve ne interes te vendit dhe kombit njeri i perkushtuar dhe i palodhur ne pune drejtues i afte dhe bashkepunues kolegjial konsekuent qe ne fillim ne rrugen e nisur dhe i vendosur per ta cuar deri ne fund. Por humanizmi i tij mbeti kurdohere si nje tipar i pandryshuar i karakterit tee tij dhe i formimit te tij si mjek.
Berisha nuk eshte dhe nuk mund te jete deshtak ne politike ata qe thone pa Berishen jane vecse te tille nuk eshte arrivist dhe karrierist nuk eshte njeri i interesave te ngushta dhe nuk ben kompromise me njerez pa moral politik dhe njerezor me individe te korruptuar me persona te lidhur me krimin. Berisha eshte distancuar nga ish-bashkepunetore te tij pikerisht se ishin bartes te ketyre veseve me te cilat ai nuk mund te bashkejetonte. Edhe keta sot kerkojne largimin e tij sepse nuk e perballuan kur e kishin balle per balle.
Po Berisha eshte burre shteti dhe prandaj shumica e shqiptareve brenda dhe jashte kufijve shteterore ndihet krenar qe perfaqesohet nga nje politikan i niveleve nderkombetare.
Cdo popull njihet ne bote nga vlerat qe eshte perfaqesuar. Ne krenohemi sot me rolin e Skenderbeut per mbrojtjen e qyteterimit evropian ne krenohemi sot me origjinen shqiptare te Nene Terezes ne do te ndiheshim me krenare ne qofte se Ismail Kadare do te ishte nobelisti i pare shqiptar une ndihem krenar kur personalitete te politikes dhe diplomacise boterore me thone qe kane takuar Sali Berishen.
Berisha sot perfaqeson nje vlere te politikes shqiptare dhe te shoqerise shqiptare. Por sigurisht ai do te jete edhe nje vlere e merituar e historise te Shqiperise moderne dhe evropiane.