Salah-Liverpul, gati kontrata e re

Mohamed Salah ka ngjallur kërshërinë e të gjithë tifozëve të Liverpoolit pasi u fotografua në Londër, gjatë një eventi ndarje çmimesh, së bashku me agjentin e tij dhe drejtorët sportivë të Liverpulit. Salah dhe klubi anglez kanë ngecur përsa i përket nënshkrimit të një kontrate të re. Në një kohë që marrëveshja e tij aktuale në Anflield skadon në qershor 2023, klubi po përpiqet dëshpërimisht ta mbajë sulmuesin egjiptian të lidhur, me një kontratë me kushte të përmirësuara, ndërkohë që Salah kërkon pagën më të lartë.
Egjiptiani mori pjesë në ndarjen e çmimeve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Futbollit, ku mori edhe trofeu për futbollistin e vitit për meshkuj dhe u pa i ulur pranë drejtuesve të Liverpulit, duke i bërë fansat të mendojnë për përfundim të mirë midis palëve. ‘Kohë e mirë për negociatat e kontratës?’ nënvizoi një tifoz, me shpresën se drejtori aktual sportiv Michael Edëards dhe zëvendësuesi i tij Julian Ëard, do të ishin në gjendje të angazhoheshin në bisedime të mëtejshme me lojtarin dhe agjentin e tij gjatë eventit.
Një tjetër tifoz shkroi në Tëitter duke iu lutur palëve: ‘Fshijeni kontratën e vjetër dhe nënshkruani një të re derisa të gjithë janë në humor të mirë!’. Një tjetër tifoz shkruan: ‘Nënshkruaje atë kontratë, Mo!’. Salah konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror, por situata e kontratës së tij te Liverpool ka arritur një pozicion të vështirë në të cilin asnjëra palë nuk bie dakord për një marrëveshje që duhet t’i kënaqë të dy.
Këtë sezon, sulmuesi është golashënuesi më i mirë i Premier League me 22 gola dhe dëshiron të sigurojë një pagë që pasqyron këtë pozicion të tijin. Ndërkohë, Liverpool është i prirur ta lidhë atë dhe është i gatshëm të rrisë pagën e tij, por gjithashtu është i kujdesshëm për të mos shkatërruar një strukturë pagash që ka qenë kaq e suksesshme për kaq shumë vite. Skuadra e Jurgen Klopp mund të fitojë ende katër trofe këtë sezon.