E Diel, 1 Nëntor 2026

Salehi: Irani nuk heq dorë nga energjia bërthamore

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, “Irna”, e cila sqaron se deklarata e Salehit vjen dy javë para fillimit të negociatave për çështjet bërthamore me grupin 5+1.

"Nuk nënvlerësojmë asnjë armik (...) zyrtarët, udhëheqësi ynë suprem, presidenti, ushtria, gardianët e revolucionit janë të kujdesshëm. Populli është i gatshëm për të mbrojtur zhvillimet e Iranit, veçanërisht në fushën e energjisë bërthamore dhe nuk do të lejojë askënd ta prekë", deklaroi Salehi.
    
"Perëndimi mendon se Irani, si shumë vende do të heqë dorë nën presionin e amerikanëve, por gabohet (...) Që prej 33 vjetësh, vendet perëndimore ushtrojnë presion dhe imponojnë sanksione veçanërisht kundër bankave tona. Këto sanksione krijojnë ndoshta probleme të vogla, por ne do të vazhdojmë rrugën tonë në fushën e energjisë bërthamore", theksoi ai./Start/

                                                                                             2012-04-02 18:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›