E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori grek: Nuk ka negociata për ujërat detare

“Pala greke nuk ka as predispozicionin më të vogël të vërë në dyshim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, është e qartë se duhet gjetur një mënyrë që të përballohet stanjacioni në të cilin është futur kjo çështje”, thekson ai për “GSH”.

 Pazios deklaron gjithashtu se, qeveria greke është e hapur për të pritur propozimet e palës shqiptare. Ndërkaq, i pyetur se çfarë është “Epiri i Veriut”, Ambasadori grek në Tiranë ka deklaruar qartazi se mëshimi që u bëhet çështjeve të së kaluarës dhe shpesh interpretimi i Historisë sipas interesave dhe gjithashtu praktika e njohur e elementëve nacionalistë të përdorin historinë për qëllimet e tyre, jo vetëm që nuk janë të dobishme por përmbajnë edhe rreziqe.

Ndërkohë, ambasadori Pazios nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve mbi çështjen çame dhe aktualitetit politik./Start/

                                                                                             2012-04-03 08:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›