E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sali Berisha drejt gjykimit/ Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”.

Ajo do të mbahet më 13 mars, në orën 09:30.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se sot noterja Andia Pustina dhe përfaqësuesit e kompanisë së ndërtimit Homeplan kanë paraqitur argumentet e tyre mbrojtës para gjykatës mbi këtë çështje.

Në përfundim, do jetë gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›