E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Berisha rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike

Sali Berisha është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike. Të 1218 delegatët nga 1267 delegatët e kuvendit të PD-së kanë votuar sot për kandidatin e vetëm për kryetar të partisë, kryeministrin e vendit Sali Berishën.
Ndërkohë komisioni i votimit ka hapur kutitë që ndodheshin votat për kryetarin e partisë ndërsa votat për anëtarët e këshillit kombëtar do të numërohen në ditën në vijim.
Delegatët e kuvendit të PD-së sot votuan mes 400 kandidaturave edhe 100 anëtarët e këshillit kombëtar emrat e të cilëve do të bëhen publik ditët në vijim.
Kuvendi i PD-së u konceptua si një festë për shkakun e thjeshtë sepse PD-ja sapo ka fituar zgjedhjet parlamentare dhe ka filluar mandatin e dytë qeverisës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›