Përfundon votimi në Kuvendin e PD-së, nis numërimi i votave për kryetarin

Ka përfunduar pas 9 orësh votimi në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Tashmë i gjithë procesi i votimit është i mbyllur dhe është konstatuar se nga 1267 delegatët e kuvendit të PD-së kanë votuar sot 1218 persona. Delegatët kanë votuar sot për kryetarin dhe për këshillin kombëtar të PD-së. Ndërkohë komisioni i votimit ka filluar të hapë kutitë që ndodhen votat për kryetarin e partisë ndërsa votat për anëtarët e këshillit kombëtar do të numërohen në ditën në vijim.
Të 1218 delegatët do të rikonfirmojnë kandidatin e vetëm për kryetar të partisë, kryeministrin e vendit Sali Berishën.
Të 1218 delegatët do të rikonfirmojnë kandidatin e vetëm për kryetar të partisë, kryeministrin e vendit Sali Berishën.